Sot, helikopteri policor Bell 412 u aktivizua në dy raste për të shuar zjarret në zonën e fshatit Rusinovë dhe në zonën e fshatit Nikushtak në “Malin e Zi” të Shkupit, duke vepruar kështu, shkarkoi mbi 30 ton ujë, njoftoi Ministria e Brendshme.

"Aktivitetet e helikopterëve të policisë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, derisa zjarret të shuhen plotësisht në të gjithë vendin", njoftojnë nga MPB.