LAJMI I FUNDIT:

Hector Bellerin mungon katër javë

Hector Bellerin mungon katër javë

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka pësuar një lëndim më të rëndë se sa ishte menduar.

Hector Bellerin do të mungojë për katër javë shkaku i një lëndimi.

Trajneri francez, Arsene Wenger ka konfirmuar se futbollisti pësuar një goditje gjatë barazimit 1-1 me Tottenham Hotspurs.


Në këtë formë, spanjolli i bashkohet Santi Cazorlas, Per Mertesackerit dhe Lucas Perezit, të cilët janë lënduar më parë ndërsa nuk do të paraqiten të shtunën edhe kundër Manchester Unitedit. /Telegrafi/