Ylli belg, Eden Hazard ishte në gjendje shumë të mirë gjatë seancës stërvitore të Real Madridit të enjten.

Hazard u transferua në verën e fundit nga Chelsea te Reali për një shifër të raportuar prej 100 milionë eurosh.


Megjithatë, sulmuesi belg nuk arriti të tregojë gjithë vlerat e tij shkaku i lëndimeve të shpeshta, të cilat e lanë jashtë fushave.

Por, Hazard tani po duket mirë, në formë dhe i rikuperuar plotësisht pas këtij pushimi të detyruara rreth tre muajsh shkaku i krizës së coronavirusit.

Anësori belg shënoi dy gola mbresëlënës, ndërsa ai ishte gati të krijojë një gol për Ferland Mendy, i cili qoi dëm pasimin magjik të Hazardit.

Zinedine Zidane pa dyshim që do të jetë i kënaqur të shohë përparimin që Hazard ka bërë që nga kryerja e operacionit të këmbës. /Telegrafi/

telegrafi sport app