Eden Hazard e di se e ardhmja e tij është në dyshime te Real Madridi dhe mund të largohet në fund të këtij edicion.

Sulmuesi belg nuk ka arritur të tregojë vetën te Los Blancos që kur u transferua nga Chelsea.


Me formën aktuale, Real Madridi po e mendon shitjen e tij qysh në afatin e janarit, raporton AS.

hzard

Por, mediumi spanjoll bënë të ditur po ashtu se Hazard nuk e dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu.

Për më shumë, belgu po bëhet baba në këtë vit të ri dhe dëshiron që të qëndrojë edhe më tej në Madrid.

hazard

Ardhja në jetë e fëmijës së tij ka ndryshuar planet e Hazardit, pasi ai nuk dëshiron të largohet në janar.

Chelsea mendohet se është e gatshme ta rikthejë në Stamford Bridge, por që ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete. /Telegrafi/

telegrafi sport app