LAJMI I FUNDIT:

Haskuka: Në Prizren të raportuara janë 100 raste aktive me COVID-19, por mund të ketë edhe më shumë

Haskuka: Në Prizren të raportuara janë 100 raste aktive me COVID-19, por mund të ketë edhe më shumë
Foto: Arkiv

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se për momentin në këtë komunë janë 100 raste aktive me virusin COVID-19.

Haskuka tha se ky numër është i raportuar, por sipas tij mund të ketë edhe më shumë raste të të infektuarve me këtë virus.

Ai po ashtu tha se edhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit janë shtruar pacientë të infektuar, si dhe që dyshohen që mund të jenë të infektuar me virusin COVID-19, përcjell Telegrafi.


“Dje kemi pas 93 raste, ndërsa mbrëmë kemi pas dhe listën e re ku janë konstatuar edhe shtatë persona me COVID-19. Në total i kemi 100 raste. Po edhe në Prizren edhe kudo numri i rasteve është më i lartë, pasi po testohen vetëm ato raste që janë me simptoma më të rënda. Mendoj që kemi më shumë raste aktive se sa ato që janë diagnostikuar. Në Spitalin Rajonal të Prizrenit po trajtohen raste të dyshuara. 44 raste janë shtrirë në spitalin rajonal të Prizrenit. 18 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 26 raste të tjera ju del sot rezultati. Të gjithë janë me simptoma të COVID-19”, ka thënë Haskuka.

Kryetari Haskuka gjithashtu theksoi se Komuna e Prizrenit është duke i zbatuar masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

“Dje e kemi pas një takim të shtabit emergjent komunal, ku janë edhe Policia e Kosovës, Spitalit Rajonal dhe drejtorit e caktuara. Në komunën tonë ndalohet aktiviteti nga ora 21:00 deri 05:00 të mëngjesit dhe inspektorati me policinë mbrëmë kanë qenë në terren. Gjatë takimit jemi dokorduar që do t’i implementojmë të gjitha masat”, ka thënë ndër të tjera kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori