Hartimi i një strategjie nacionale, i domosdoshëm
Krerët e politikës kosovare do të përjetojnë lajme të këqija dhe rënie të kredibilitetit edhe ashtu të zbehur në opinionin tonë para se gjërat të fillojnë të përmirësohen. Të zënë rob nga politika “soft power” e miqve nga Brukseli, lidershipi ynë e ka humbur në masë kredibilitetin politik dhe legjitimitetin e vet në popull por edhe te miqtë tanë (të vërtetë) ndërkombëtarë.
Duke ndjekur vijën e diktatit nënshtrues ndaj opinionit shqiptar dhe të të nënshtruarit ndaj politikës evropiane, politika zyrtare e Prishtinës sikur i ka humbur lidhjet me elektoratin e vet. Në sistemet demokratike “publik relation” është një faktor me rëndësi të veçantë në zhvillimin e mendimit konstruktiv, forcimin e rolit të lidershipit në opinion si dhe baraspeshën në vendimet e marra.
Në Kosovë, siç është cekur shpesh, mungon debati i brendshëm, shoqëria civile është e përjashtuar nga vendimmarrja, mendimet kritike ndaj politikes aktuale hedhen anash, bllokohen por shpeshherë edhe luftohen ashpër, duke i klasifikuar si të dëmshme, armiqësore dhe në kundërshtim me objektivat e politikës së Prishtinës dhe miqve të saj ndërkombëtarë.
Shoqëria kosovare dhe opinioni i saj publik, nuk ka qasje direkte në zhvillimet politiko-ekonomike të vendit, dhe se kurrë nuk është konsideruar as pranuar si i tillë nga lidershipi shtetëror. Të gjitha marrëveshjet arbitrare që janë bërë me dhe për Serbinë, me inicimin dhe ndërmjetësimin e ICO-s dhe UNMIK-ut e tash së voni edhe të EULEX-it, nuk ka pasur referendum për to dhe as që është pyetur fare populli i Kosovës.
Përderisa politikanët tanë merren me numërimin e votave, kalkulojnë fitoret dhe koalicionet e mundshme të zgjedhjeve lokale (duke bërë llogari edhe për koalicione te reja qendrore), të ndodhur ende në kllapinë e festave të vitit të ri, nuk kanë treguar ndonjë vizion të qartë politik për vitin që vjen.
Në anën tjetër, politika serbe duket se nuk ka fjetur fare duke bërë kalkulime, prognoza e plane strategjike të destabilizimit të Kosovës. Vitin e ri e filloi me një invazion të fuqishëm politik ndaj Kosovës, fillimisht duke konsoliduar komunat e reja serbe – dhuratë e decentralizimit dhe kompromiseve të shumta ndaj presionit të Serbisë, nën përkujdesjen e ministrit kosovar Ferati.
Ngritja dhe forcimi i mëtejmë i sistemit paralel të drejtësisë dhe caktimi i gjykatësve direkt nga Beogradi, forcimi dhe financimi i enklavave serbe dhe strukturave paralele me fonde dhjetëra milionëshe, marrja nën kontroll dhe faturimi i energjisë elektrike në veriun e Kosovës nga ndërmarrjet ilegale të “elektroserbisë” si dhe vizita e radhës që i bëri Kosovës ultranacionalistit serb Tadiq, veshur me petkun e demokratit, gjë që i kontribuon mjaft ndarjes de facto të Kosovës dhe i shërben destabilizimit të rajonit.
Politika kosovare duhet t’i ndalë koncesionet në dëm të territorit të shtetit të pavarur të Kosovës dhe popullit shqiptar, të sillet ndaj politikës aspak të reformuar serbe në të njëjtën formë dhe kondita sikurse sillet ajo ndaj politikës së Prishtinës.
Politika e Prishtinës pa marrë parasysh shtytjen e padrejtë që nganjëherë ua bëjnë padronët ndërkombëtarë duhet që t’i trajtojë minoritarët serbë në mënyrë të barabartë me të gjithë të tjerët, po kurrsesi në mënyrë të privilegjuar. Aq sa kanë të drejta politike e liri të lëvizjes që ua garanton Beogradi shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe shqiptarëve tjerë që jetojnë në Serbi, numri i të cilëve gjithsesi është më i madh se sa ai i serbëve që jetojnë në Kosovë, të njëjtat të drejta duhet t’i kenë serbët në Kosovë.
Nëse liderët politikë shqiptarë nuk lejohen që ta vizitojnë Preshevën dhe viset tjera shqiptare atje për festa fetare apo kombëtare, atëherë pse t’i lejohet vizita Tadiqit në Kosovë?!
Përkëdhelja që po i bëhet Serbisë dhe avantazhet që po ia krijon Evropa ndaj Kosovës që nga “falja” e krimeve, borxheve të luftës, e drejta për ta quar çështjen e legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë e deri te lejimi i instalimit dhe forcimit të vazhdueshëm të strukturave paralele serbe në territorin e Kosovës, duket qartë se është interes i Bashkimit Evropian për ta zgjeruar fuqinë politike e ushtarake të saj në dëm të Kosovës.
Nga kjo dalin edhe agjendat politike e strategjike të Serbisë, e cila është bërë faktor i pakapërcyeshëm nga bashkësia ndërkombëtare, duke caktuar rregullat e lojës dhe standardet politike për Kosovën. Prandaj, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka të drejtë bile nga dy herë në ditë, kur thotë se realitetin në terren më tepër e ka ndryshuar qeveria e Serbisë se sa ajo e Kosovës.
Politika në Kosovë nuk po bëhet për të zhvilluar më tej demokracinë e forcuar shtetin dhe institucionet e tij të brishta, apo për t’u mbrojtur nga strategjitë ekspansioniste të Serbisë kundrejt Kosovës. Kjo strategji e dirigjuar nga “miqtë” e Kosovës në Prishtinë apo Bruksel, shtetet e të cilëve ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, praktikohet të zhvillohet në kuadër të interesave të politikës denigruese ndaj pjesës dërmuese të popullit të Kosovës.
Ajo nuk ka strategji të mirëfilltë nacionale që do t’i përgjigjej kërkesave politike e ekonomike të zhvillimit të kombit si dhe mbrojtjen e tij nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm, por një e quajtur politikë ditore komplet e varur dhe e diktuar nga apetitet e Brukselit. Ajo aq shumë është e varur nga burokracia e Brukselit sa që roli, qëllimi, misioni dhe principet e politikanëve tanë janë gjithherë elementë në lojë për kompromise!
Natyrisht këto kompromise janë përdorë nga një pjesë e liderëve tanë si “courrency” për t’i blerë postet politike nga segmente të caktuara të politikës evropiane dhe për të pasur të garantuar jetëgjatësinë në pushtet.
Duhet theksuar se për të përmbushur interesat tona nacionale strategjike, nevojitet një rikonfigurim komplet i politikës kosovare, madje jo vetëm i asaj dhe hartimi i një strategjie të re të përmasave kombëtare.
Ndërrimi i kulturës politike dhe strategjisë kombëtare nuk është punë e lehtë kur kemi parasysh mbijetesën tonë nga një okupues gjakatar, i përcjellë me vrasje, persekutime dëbime klasike shumëvjeçare, burgosje, vrasje e masakrime masive… Por, nëse shoqëria shqiptare dëshiron së pari të mbijetojë dhe më pas të zhvillohet, ta ruajë kulturën e identitetin e vet, duhet sa më parë të fillojë ta bëjë një gjë të tillë. Sistemet ndërtohen nga poshtë lartë dhe janë procese të gjata historike.
Përderisa përrallat e rrëfimet e ëmbla të politikës sonë për të arriturat e jashtëzakonshme, për sovranitet e integrime në BE e NATO po marrin hov, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës po shkelen për çdo ditë.
Për një kohë të gjatë politika kosovare nuk iu ka përshtatur interesave kombëtare, kërkesave gjithëpopullore dhe sakrificave të tij – ka qenë keq e planifikuar! Është treguar të jetë një recetë e rrezikshme e dështimit. Efektet e kësaj qasje të gabuar dëmtojnë interesat tona strategjike nacionale dhe rolin e merituar të shqiptarëve në Ballkan.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin