Harry Kane e ka vazhduar kontratën me Tottenhamin deri në vitin 2024 dhe këtë e ka konfirmuar klubi.

Kane është me Kombëtaren e Anglisë duke u përgatitur për Kampionatin Botëror, ndërsa është kapiten pasi  ka shënuar 41 gola në 48 ndeshje.


Marrëveshja e re do ta mbajë lidhur me klubin në pesë vitet e ardhshme.

Kane ka zhvilluar 213 ndeshje me Spurs, ku ka shënuar 140 gola.  Kane me kontratën e vitit 2016 fitonte 100,000 funte në javë, ndërsa pritet rritje e ndjeshme e pagës.

Njëjtë edhe trajneri Mauricio Pochettino kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

Kane me vazhdimin e kontratës te Spurs, do ta ndjek rekordin e Alan Shearer, që ka 260 gola në Ligën Premier.

kane2 (Foto: Getty Images)

Kane aktualisht është shënuesi i gjashtë më i mirë në histori të Tottenhamit, tri më pak se Jermain Defoe që është i pesti.

Për tu bërë më i miri i klubit i duhen edhe 126 gola për ta kaluar Jimmy Greaves që ka shënuar 266 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app