Nëse ushtroni rregullisht, nuk ka rëndësi se çfarë pini pas një stërvitjeje të vështirë, veçanërisht në mbrëmje
Një studim i fundit nga Universiteti kanadez i Saskatchewan-it tregoi se qumështi është pije ideale për muskujt, transmeton Telegrafi.
– Pije të caktuara sportive shkaktojnë oksidim të yndyrës për shkak të një lloji të caktuar të karbohidrateve që bllokojnë rrugët metabolike të përfshira në proceset e djegies së tyre në muskuj – tha Dr. Phil Chilibeck, profesor në universitetin e përmendur.
– Nga ana tjetër, kalciumi dhe proteina e qumështit ndihmojnë në shkatërrimin e dhjamit.
Në studimin e Chilibek-ut, mund të shihet se atletët që pinë qumësht të skremuar pas ushtrimeve të mbrëmjes djegin më shumë yndyrë mëngjesin tjetër, gjë që duket si një zgjedhje e mirë pas trajnimit.
Përmbajtja e lartë e sheqerit në disa pije sportive të destinuara pas ushtrimeve rrit nivelin e glukozës, ndërsa, nga ana tjetër, edhe niveli i lartë i proteinave në qumësht i neutralizon këto efekte të këqija. /Telegrafi/