LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takohet me ambasadorin e Austrisë, pret rreshtimin e saj me Gjermaninë në përmbylljen e procesit të vizave

Haradinaj takohet me ambasadorin e Austrisë, pret rreshtimin e saj me Gjermaninë në përmbylljen e procesit të vizave

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin austriak, Christophe Weidinger, me të cilin ka biseduar për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Austria, si vend mik, do të vazhdojë të luaj rol aktiv në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës duke pritur që  të rreshtohet me Gjermaninë, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave këtë vit.

“Me aleatë tradicionalë si Austria, vendi ynë ka kaluar sfidat më të mëdha të shtetndërtimit. Në takim mikpritës me ambasadorin austriak, Christophe Weidinger, shpreha vullnetin e institucioneve të Kosovës për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Austria, si vend mik, do të vazhdojë të luaj rol aktiv në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe presim që të rreshtohet me Gjermaninë, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave këtë vit”, ka shkruar në Facebook Haradinaj.


Ndryshe në një komunikatë për media thuhet se, kryeministri në detyrë Haradinaj, e ka njoftuar ambasadorin austriak për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, progresin e arritur në zhvillimin ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit, zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane dhe synimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se kryeministri në detyrë Haradinaj e ka falënderuar shtetin e Austrisë për ndihmën e vazhdueshme në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, veçmas në fushën e arsimit, duke theksuar se Kosova është vend potencial dhe ka krijuar ambient dhe klimë të favorshme për investime austriake.

“Kosova ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj dhe për këtë kemi miratuar ligjet më të përshtatshme për investimet e huaja direkte”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se Austria do të vazhdojë të mbetet partner i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës edhe në të ardhmen.

Ambasadori i ri i Austrisë, Christoph Weidinger, e ka falënderuar kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritje, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori