LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas takimit me Escobar dhe Hovenier: Angazhimi i tyre do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje me Serbinë

Haradinaj pas takimit me Escobar dhe Hovenier: Angazhimi i tyre do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Haradinaj ka thënë se ata janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, e veçanërisht në veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.

Tutje, i pari i AAK-së ka thënë se ky angazhim serioz i SHBA-së do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë-Serbi.


“Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit”.

“Besoj se ky angazhim serioz i SHBA-së do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi. Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep SHBA-ja”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/