LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nëse nuk ndihmohen bizneset e vogla e të mesme, rënia ekonomike mund të jetë fatale

Haradinaj: Nëse nuk ndihmohen bizneset e vogla e të mesme, rënia ekonomike mund të jetë fatale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se gastronomia është një nga sektorët që po i bartë pasojat më të rënda të izolimit, duke kërkuar hapjen e menjëhershme të ekonomisë.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ndihma e njëhershme prej 170 eurosh për një të punësuar, është e pamjaftueshme dhe nëse shteti nuk i ndihmon bizneset e vogla e të mesme të rikuperohen, rënia ekonomike mund të jetë fatale, ndërsa papunësia në vend do të dyfishohet.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:


“Gastronomia, një nga sektorët që po i bartë pasojat më të rënda të izolimit, duhet të gëzojë̈ mbështetje urgjente financiare për rimëkëmbje. Vizitova sot gjellëtoren “Te Nazi”, biznes familjar, që ka rreth 100 të punësuar.

Me pronarin Fahri Rexhepi bashkëbiseduam rreth pakos emergjente fiskale nga Qeveria në detyrë, e cila u pajtuam se është e vonuar dhe nuk i plotëson assesi parametrat për rimëkëmbje ekonomike, duke rrezikuar shuarjen e shumë bizneseve.

Ndihma e njëhershme prej 170 eurosh për një të punësuar, është e pamjaftueshme. Nëse shteti nuk i ndihmon bizneset e vogla e të mesme të rikuperohen, rënia ekonomike mund të jetë fatale, ndërsa papunësia në vend do të dyfishohet.

Shumica e veprimeve kane qenë panik, e jo analizë e kujdesshme dhe shumë prej këtyre masave kane shkaktuar pasoja të panevojshme ekonomike.

Prandaj kërkohet heqja e menjëhershme e masave panikuese dhe hapja e ekonomisë. Çdo ditë e humbur është e pakompensueshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori