LAJMI I FUNDIT:

Halil Kastrati flet për Thaçin, Haradinajn, Kurtin e Pacollin (VIDEO)

Halil Kastrati flet për Thaçin, Haradinajn, Kurtin e Pacollin (VIDEO)

Humanisti Halil Kastrati ka dhënë mendimin e tij edhe për disa nga figurat kryesore politike në Kosovë.

Ai në emisionin “Personale” që transmetohet në RTV Dukagjini u është përgjigjur pyetjeve për Thaçin, Haradinajn, Kurtin dhe Pacollin.

Kastrati ka thënë se nga Thaçi ka pranuar një titull “Ambasador i vullnetit të mirë”, dhe ka shtuar se ka bashkëpunim me të gjitha institucionet qendrore e lokale.


“Secili në Kosovë ka dhënë kontribut në formën e tij, presidenti në formën e vet, kryeministri në formën e vet, ne në formën tonë, por më kryesorja është se ne kemi bashkëpunim edhe me institucionet qendrore edhe me ato lokale dhe bashkarisht suksesi arrihet më lehtë”.

Duke folur për Haradinajn, Kastrati ka thënë se si familje ka respekt maksimal, por për qeverisje ai nuk di të vlerësoj.

“Si familje, respekt në maksimum, por si qeverisje nuk di të vlerësoj. Por ne kemi bashkëpunim edhe me ministritë, na kanë hapur dyert dhe ne u urojmë suksese. Te ne ka pasur shumë politikanë në aksione të ndryshme, por i duam edhe Thaçin e Haradinajn në aksione humanitare pasi deri tani nuk kanë qenë”.

Për Behgjet Pacollin, Kastrati ka thënë se është një humanist i padiskutueshëm.

“Humanitar sa të duash. Nga ditët e para të “Jetimëve të Ballkanit” ai ka qenë donatorë dhe vazhdon të jetë i tillë.  Shumë herë na thërret vet dhe pyet Halil a ka nevojë me ndihmua diçka”.

Humanisti ka folur edhe për Albin Kurtin, duke thënë se personalisht as ai sikurse Thaçi e Haradinaj nuk kanë marrë pjesë në ndonjë aksion humanitar, por komuna e parë më të cilën “Jetimat e Ballkanit” kanë nënshkruar memorandum është ajo e Prizrenit që qeveriset nga Vetëvendosje.

“Ne memorandumin e parë bashkëpunues e kemi nënshkruar me Komunën e Prizrenit – Vetëvendosjen, por edhe Albinin nuk e kemi pasur në aksion bashkë me ne…Me Albinin jam takuar spontanisht, por jo në mënyrë të organizuar”, deklaroi më tej Halil Kastrati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori