Një punëtor i pompës së derivateve ka raportuar se një person i panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) i ka grabitur 40 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 03:50, në Kaçanik.


“Viktima mashkull  kosovar punëtor i pompës se derivateve ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës se ftohte-thikës i ka grabit 40 euro dhe është larguar ne drejtim të panjohur”, thuhet në raport. /Telegrafi/