Telegrafi

Guardiola: Pas Messit, ky është futbollisti më i mirë në botë

Bosi i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka punuar me një numër të madh futbollistësh, por beson se belgu Kevin de Bruyne është aq i mirë sa të gjithë ata, teksa vetëm Lionel Messi është përara tij.

Trajneri spanjoll mendon se Kevin de Bryne është futbollisti i dytë më i mirë në botë, pas yllit argjentinas, Lionel Messi.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë që kam punuar me të”, ka thënë ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich, transmeton Telegrafi.

“Messi është i vetëm në tabelë, por Kevin është në tabelën e ardhshme dhe ai është me të drejtë deri atje”, ka deklaruar Guardiola.

Ndryshe, futbollisti belg po luan super ndeshje në këtë fillim kampionati, teksa në takimin e sotëm e shënoi një supergol nga goditja e dënimit. /Telegrafi/