LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Do të ketë ndryshim në Qeveri, Milevski do të zëvendësohet nga Penov

Grubi: Do të ketë ndryshim në Qeveri, Milevski do të zëvendësohet nga Penov

Do të ketë ndryshim në Qeveri, në vend të Goran Milevski i cili dha dorëheqje, PLD-ja propozoi Risto Penovin për ministër të ri të Vetëqeverisjes Lokale, tha sot zv. kryeministri Artan Grubi, duke shtuar se çdo ndryshim tjetër mbetet për të vendosur liderët e partive politike.

“Nuk jam unë ai që vendos, jam ai që zbatoj. Unë jam në Qeveri për të zbatuar, jo për të menduar për këto çështje. Është dikush që mendon për ato çështje, është kryetari i partisë, organet e partisë, që marrin vendimet. Unë i zbatoj ato vendime”, tha Grubi gjatë vizitës së tij në Strugë.

Duke komentuar takimin e Blerim Bexhetit dhe Izet Mexhitit, të cilët janë pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” me deputetin e pavarur Kastriot Rexhepi dhe nëse ka mundësi të humbasë shumicën parlamentare, Grubi u përgjigj se vendit i duhet një shumicë parlamentare e qëndrueshme dhe përgjegjësia e të gjithë atyre që duhet të kontribuojnë në realizimin e qëllimeve për anëtarësim në BE./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori