LAJMI I FUNDIT:

Grafiti kundër homoseksualëve në Prishtinë, reagon HRN: Mbishkrime të tilla duhet të hetohen me urgjencë

Grafiti kundër homoseksualëve në Prishtinë, reagon HRN: Mbishkrime të tilla duhet të hetohen me urgjencë

Në një rrugë të kampusit të Universitetit të Prishtinës (UP), të hënën është bërë një grafit me mbishkrimin në gjuhën angleze: “Kill the gays”, apo në shqip: “vrisni homoseksualët”.

Lidhur me këtë ka reaguar rrjeti për të Drejtat e Njeriut (HRN), i përbërë nga shtatë organizata joqeveritare.

HRN përmes llogarisë në Facebook, i kërkon institucioneve të drejtësisë për një hetim të menjëhershëm.


“Shkrime me përmbajtje të tilla me thirrje për vrasje duhet të hetohen me urgjencë dhe ndaj kryesve duhet të shqiptohen dënime meritore në bazë të ligjeve në fuqi. Thirrjet për vrasje e gjuha e urrejtjes të përdorura e vizualizuara haptazi në hapësirat e një institucioni publik, ngjallin pasiguri, ndjenjë të frikës, ankthit e (ri)traumatizim te personat LGBTIQ+ dhe në të njëjtën kohë janë kërcënim direkt ndaj këtij komuniteti dhe gjithë shoqërisë”, thuhet në një reagim të HRN-së.

Policia ende nuk ka dërguar njoftim nëse është iniciuar si rast apo edhe nëse është lajmëruar.

Në Kosovë, në muajin qershor, për të shtatën herë me radhë është mbajtur Parada e Krenarisë.

Paradat e Krenarisë në Kosovë shërbejnë si protesta për të drejtat ligjore si martesat midis personave me të njëjtën gjini.

Aktivistë dhe pjesëtarë të këtij komuniteti vazhdimisht theksojnë se shoqëria kosovare është tejet konservatore, andaj ka pak të tillë që deklarohen hapur për orientimin e tyre seksual.

Pjesëtarë të këtij komuniteti kanë raportuar se janë shënjestër e dhunës, diskriminimit dhe stigmatizimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori