LAJMI I FUNDIT:

Google me 180 satelitë për shpërndarjen e internetit nga qielli!

Google me 180 satelitë për shpërndarjen e internetit nga qielli!

Planet e Google për internetin e bazuar nga satelitët tani janë bërë edhe më konkrete.

Wall Street Journal ka raportuar se gjiganti global i kërkimit në internet është duke u përgatitur për të ndërtuar 180 satelitë "të vegjël, por me kapacitet të lartë" të cilët do ti lëshojë në orbitë të ulët për të siguruar lidhjen e internetit në zona të ndryshme të botës, ku shërbimi i internetit mungon, ose ku shërbimi është i kufizuar.

Edhe pse detajet për satelitët e rinj të Google ende nuk janë bërë publike, raporti i WSJ thotë se numri i tyre do të dyfishohet, nga plani paraprak i kompanisë. Një zëdhënëse e Google e konfirmoi se interneti satelitor i ofruar nga Google do t’i “përmirësojë jetët e njerëzve, ndjeshëm”.

Iniciativa e Google thuhet se do të jetë shumë e shtrenjtë, pasi që investimi i saj në internetin satelitor do të shkojë prej 1 deri në 3 miliardë dollarë.


Megjithatë, analistët e tregut besojnë se Google do t’i nxjerrë investimet e saj nga projekti i saj, sepse më shumë njerëz do të mund të shohin reklama dhe ti përdoren shumë nga produktet e saj. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Teknologji
LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Apple po vjen me një tjetër telefon - gjithçka që dihet për iPhone SE të ri

Apple po vjen me një tjetër telefon - gjithçka që dihet për iPhone SE të ri

Teknologji
Kalo në kategori