Google dëshiron që t’i bëjë pajisjet Fuchsia të menaxhueshme me mjetin ADB nga Android

Ekipi i Google Fuchsia ka filluar një përpjekje të re e cila do të mundësonte që pajisjet Fuchsia të menaxhohen me mjetin ADB, njëjtë si telefon Android.
Sot në Android, zhvilluesit dhe entuziastët mund të qasen në disa nga komponentët kryesorë të telefonave dhe tabletave të tyre nëpërmjet kompjuterëve të tyre duke përdorur ADB-në.
Shkurtimisht për “Android Debug Bridge”, ADB është një mjet i rëndësishëm, i cili siç edhe sugjeron emri, është në gjendje që t’i “lidhë” bashkë dy pajisjet tuaja, transmeton Telegrafi.
Zhvilluesit do ta përdorin ADB-në për të instaluar në distancë versionin më të fundit të punës në progres të aplikacioneve të tyre në një pajisje fizike ose edhe në një imitues Android.
Edhe nëse ata nuk i përdorin komandat e ADB-së në mënyrë të drejtpërdrejtë, zhvilluesit mund të përfitojnë nga integrimi i thellë i ADB-së në mjete të tjera si për shembull Android Studio.
9to5 Google shkurton se në ndërkohë, entuziastët dhe përdoruesit e Android e përdorin ADB-në për t’u qasur në qendrën e komandave, ndoshta edhe për ta aktivizuar një “mod” të zbuluar nga komuniteti.
ADB gjithashtu mund të përdoret edhe për tu qasur në kohë reale tek regjistrat nga telefoni yt, për të ndihmuar për diagnozën e problemeve ose thjeshtë për të mësuar për punën e brendshme.
Më kryesorja, ADB e ka mundësinë që të funksionojë vazhdimisht mirë në çdo platformë madhore të desktopit – Windows, macOS dhe Linux – dhe ky është një aspekt i cili është me interes të madh për ekipin e Google Fuchsia.
Javën e shkuar, ekipi i Fuchsia e shpërndau një propozim të titulluar “ADB në Fuchsia” e cila tregon qëllimin e ekipit për ta mbështetur ADB për kontrollimin e pajisjeve dhe arsyen pas dëshirës për ta bërë këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Italia ndërpret marrëveshjen me SpaceX në lidhje me Starlink

BE-ja godet sërish Apple - këtë herë kërkon ndryshime të mëdha në iPhone

Motorola po përgatit telefonin më të qëndrueshëm deri më tani

Kujdes çfarë flisni në praninë e Alexa, gjithçka dërgohet në Amazon

Shefi i Instagramit tregon veçorinë që do ta përmirësonte aplikacionin

Parashikimi i motit do të bëhet nga Inteligjenca Artificiale - studiuesit japin detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ronaldo do të pranonte të qëndronte në bankinë te Portugalia, por vetëm me një kusht

Mes fshehtësive për shëndetin e Schumacher, legjendën e Formula 1 e lë njeriu që ia mësoi hapat e parë në karrierë

Veturat luksoze misterioze që po nxisin kureshtjen e njerëzve në Kosovë e Shqipëri

Roy Keane çmonton lojtarin e Anglisë pas ndeshjes me Shqipërinë: Ai nuk do të luajë nën drejtimin e Tuchel

I dërguari i Trumpit njofton se Ukraina ka rënë dakord të mbajë zgjedhje presidenciale

Gjesti arrin 500 mijë ndjekës në Instagram: Mirënjohës për çdo mbështetje