Global Leadership Summit (GLS) paraqet një video konferencë njëditore, themeluar në vitin 1996 nga “Willow Creek Association (WCA)”.
E gjitha si një ëndërr, si një vizion dhe dëshirë për të investuar në udhëheqjen e njerëzve nga një sërë fondesh ekonomike, sociale, etnike dhe fetare, dhe sot ajo gjendet në mbi 130 vende në botë.
Qëllimi i GLS është të përmirësojë, të frymëzojë dhe motivojë udhëheqjen e shkëlqyer pavarësisht nga sektori i veprimit, vendi në kompani dhe strukturat shoqërore.
E tillë është motoja: udhëhiq aty ku je! Drejtorët ekzekutiv, ekspertët e burimeve njerëzore, sipërmarrësit, artistët, studentët, të papunët me një dëshirë për rritje, gra dhe burra, thirrja është e njëjtë: udhëhiq aty ku je!
Sepse askush nuk ka të drejtë të merr ëndrrën e një jete më të mirë, përsosjen personale, ndryshimin e qytetit dhe të shoqërisë, ndërtimin e mirë për të gjithë. Askush.
GLS dëshiron të jetë mbështetja në rrugën tuaj, për t’ju dhënë një kontekst të shkëlqyer për rritjen personale, të ekipit dhe të kompanisë me çmimin më të volitshëm sepse dimë saktësisht se ku jemi të gjithë sot në Maqedoni.
Vizioni i këtillë SGL transmeton përmes ofrimit të videove ekskluzive të folësve kryesorë botërorë, folësve drejtpërsëdrejti, materialeve praktike dhe kontekstit për bashkëveprim dhe rrjetëzim lokal.
Në Maqedoni organizohet që nga viti 2013, ndërsa vitin e kaluar GLS ka bashkuar më shumë se 300 pjesëmarrës të cilët dhanë një përshtypje entuziaste për ngjarjen.
Folësit në samitin vijnë nga prejardhje të ndryshme, duke përfshirë biznesmenë të njohur botërisht, artistë të njohur, hotelierë të lartë, nga industria kreative e filmit, pastorë frymëzues të kishave amerikane, aktivist të dëshmuar për të drejtat njeriut, politikan me një gamë të gjerë të aktiviteteve, udhëheqës krijues organizativ.
Ne po flasim për Bono (U2), Alan Mulally (Ford), John Maxwell (pllakë liderizmi nga UN), Melinda Gates (Microsoft), Cheryl Sendberg (Facebook), Condoleezza Rice (Departamenti i Shtetit), Ed Catmil (Pixar), Patrick Lensioni (The Ideal Team Player), Jim Collins (5 Disfunctions of a Team), Andy Stanley (pastor, North Point Community Church), Horst Schulze (Ritz-Carlton) – dhe shumë të tjerë me cilësi të mirë.
Natyrisht, këto janë më të mirët në sektorët e tyre sot. Të gjithë këto janë të paarritshëm për vizionin, frymëzimin dhe këshillat praktike të cilat mund t’i praktikoni që tani. Le t’ju njohim me folësit GLS 2018- Maqedoni.
1. Angela Ahrendts
Zëvendës kryetare kryesore e shitjes me pakicë në Apple e cila ka fituar mbi 70 milion dollarë në vitin 2014 – më shumë se cili do drejtor ekzekutiv tjetër në Apple, përfshirë edhe drejtorin ekzekutiv Tim Cook.
2. Simon Sinek
Autor Britanik – Amerikan, folës motivues dhe konsulent marketingu. Sinek ka një model të vetëm por shumë të fuqishëm për liderizëm frymëzues që fillon me një rreth të artë dhe me pyetjen “Përse?”. Në qoftë se keni problem me krijimin e vizionit afatgjatë dhe vendosjen e parimeve përderisa e udhëhiqni biznesin dhe jetën tuaj, Simon Sinek do të ju frymëzoj që të filloni të lëvizni në drejtimin e duhur.
3. John C. Maxwell
Shkrimtar amerikan, motivues dhe pastor që ka shkruar më shumë libra, tema kryesore e të cilave ka qenë aspektet më të ndryshme të liderizmit.
Si më i njohur shquhet libri me titull “Si të bëheni një lider i vërtetë”. Nëse gjeni veten në një situatë që të udhëhiqni njerëz, me siguri shumë herë keni pyetur veten se çfarë duhet që të bëheni një lider i suksesshëm.
Në këtë libër, John C. Maxwell jep shembuj shumë praktik si dhe këshilla që do të ju ndihmojnë të arrini në këtë.
4.Craig Groeschel
Njëri nga autorët më të shitur sipas New York Times si dhe themelues i Life Church, kishës që gjendet në 10 shtete dhe është shpallur si kisha më inovative në vitin 2007 dhe 2008. Në vitin 2016 Groeschel filloi edhe ligjërime pa pagesë për liderizëm – ai beson se njeriu nuk duhet të di gjithçka që të bëhen një lider i mirë
5. Rasmus Ankersen
Autor dhe shitës më i madh i librave, TEDX, një folës shumë i mirë, sipërmarrës dhe njëri nga folësit në video konferencën e samitit të këtij viti. Përderisa shumica e organizatave flasin vetëm rreth asaj se si të arrinin suksesin, Rasmus i kushton më shumë rëndësi edhe asaj se si të ruani suksesin. Dëgjojeni historinë e tij në Samitin Global të Liderizmit.
6. Marko Grozdanov
Marko Grozdanov është i lindur në Shkup në vitin 1977. Arsimimin e tij e ndjek në SHBA (shkollën e mesme) dhe pastaj në Kroaci (fakultetin) dhe Republikën Çeke (studimet posdiplomike). Në vitin 2008 kthehet përsëri në Maqedoni, dhe pas disa viteve fillon biznesin e tij privat në teknologjinë mobile. Duke punuar në sipërmarrjen e tij familjare dhe në bashkëpunim me korporata të vogla dhe të mëdha në Maqedoni dhe jashtë, praktikisht për çdo ditë ai zbaton një pjesë të madhe të aftësive të liderizmit, që gjithnjë kërkojnë mënyra të reja për ti përmirësuar dhe përsosur. 12 vjet është edhe lider i kishës lokale protestante (HBC “Lajmi i Mirë” – Shkup) ku njashtu përsoset në të folurit, psikologjinë e njerëzve, si dhe etikën e përditshme morale dhe dilemat e jetës moderne. Shumicën e përvojës së tij ia fal shtëpisë së tij, tre fëmijëve të tij dhe bashkëshortes së tij Tina.
7. Wade Channell
Wade Channell, J.D., është këshilltar senior për zhvillim ekonomik, barazi gjinore dhe përforcim të fuqisë ekonomike tek gratë, në zyrat e USAID. Gjatë 23 viteve të tija të zhvillimit ndërkombëtar, ai është përqendruar në krijimin e rrethimit gjinor për rritje ekonomike, ndërsa kohëve të fundit fokusin e tij e ka vendosur në çështjet lidhur me çështjet për përforcim ekonomik të grave.
Rregullisht bashkëpunon me “World Bank’s Women”, “Business” dhe “Law project”. Wade është avokat – profesor në “George Washington University”, ka punuar në pesë kontinente, dhe në më shumë se 50 vende si dhe ka qenë Kryetar i Odës Ekonomike Amerikane (AmCham)) në Kroaci.
Nëse keni lexuar deri këtu, atëherë me siguri se jeni gati që të na bashkëngjiteni kështu duke përmirësuar veten dhe ekipin tuaj përmes përfshirjes në këtë lëvizje botërore. Për ne dhe për gjeneratat tona të ardhshme.
23 Nëntor, Filharmonia e Maqedonisë – Global Leadership Summit
Më shumë informacione në: https://www.glsmacedonia.org/
e-mail: contact@glsmacedonia.org
Biletat : https://www.karti.com.mk/globalen-liderski-samit-2018.nspx
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Dashuria fillon në Central Park!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër