Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me reperët Ledri Vula dhe Lumi B.

"Aman" do të titullohet kënga e tyre e re, e cila do të jetë tipike verore.


Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, teksa Dafina ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga prapaskenat.

Së fundmi, ajo publikoi disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku është shfaqur mjaft tërheqëse.

Me modelin e ri të flokëve me kaçurrela dhe dekoltenë provokuese në pjesën e sipërme, Dafina dukej më joshëse se çdo herë tjetër.

dafina.zeqiri 106256591 171171627736941 5175970395116414960 n e1593252888232

"Me tona të mirat je, me ty jam edhe kur je keq...", shkroi këngëtarja në mbishkrimin e fotografive, e që duket të jetë vargje të këngës së re.

dafina.zeqiri 105938743 570174157193592 6711435069410718236 n

Treshja në fjalë i kanë pasur të shpeshta bashkëpunimet e ndërsjella me njëri-tjetrin - këngë të cilat janë pritur gjithmonë mirë nga publiku. /Telegrafi/