Përveç 60 minutave që duhet t’i kushtoni sportit çdo ditë, mësoni të keni edhe një qëndrim sportiv. Gjatë gjithë ditës mësoni të tonifikoni trupin duke bërë ushtrime dhe lëvizje të thjeshta.
Çlodhni kyçet e dorës dhe të këmbëve gjatë kohës që qëndroni në makinë
1. Mësoni të çlodhni muskujt e tensionuar të kyçeve të duarve dhe të këmbëve, duke lëvizur duart dhe këmbët.
Kur të ndaloni në makinë, kapeni timonin me të dyja duart dhe lëvizini kyçet duke i rrotulluar duart para dhe pas disa herë.
2. Më pas uluni pak mbi derën e makinës, duke kapur njërën nga këmbët dhe duke e vendosur mbi njërin gju pak të thyer. Ruajeni këtë pozicion për pothuajse një minutë dhe më pas vazhdoni me këmbën tjetër.
Ruani formën e shtatit në zyrë
Pozicioni fillestar: ulur, shpina drejt, duar të lëshuara përgjatë trupit.
Lëvizja: përkuluni djathtas derisa dora t’ju prekë në tokë; vazhdoni me dorën tjetër dhe përsëriteni ushtrimin 10 ose 20 herë sipas punës që keni.
Të harrojmë ndjesinë e këmbëve të fryra
Kur jeni shtrirë në shtrat, shtrini këmbët, aktivizoni qarkullimin e gjakut në mënyrë që të keni një tretje më të mirë.
• Ngrini këmbët lart: me ndihmën e një libri ose të një cope druri ngrijini pak këmbët kur jeni shtrirë.
• Flini në anën e majtë duke mos i vendosur duart poshtë jastëkut pasi ky pozicion pengon qarkullimin e gjakut.
• Nëse keni probleme me tretjen, flini në anën e majtë që të mos iu ngrihet diafragma, e cila mbyll stomakun dhe shkakton gastrit.
Të forcojmë muskujt e vitheve duke ngjitur shkallët
Pozicioni fillestar: vendoseni këmbën e majtë mbi shkallën e parë, lëshojeni të gjithë peshën e trupit mbi këmbën e djathtë dhe ngjiteni shkallën dhe më pas kthehuni në pozicionin fillestar.
Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë nga njëra këmbë dhe 15 herë nga këmba tjetër.
Rregulloni formën e krahëve të kofshëve dhe të gjunjëve pasi jeni kthyer nga pazari
Pozicioni fillestar: me qese në duar dhe me krahë të shtrirë përpara jush, këmbët gjysmë të përkulura dhe të hapura në gjatësinë e legenit. Lëvizja: tërhiqini duart drejt vetes duke e nxjerrë frymën jashtë dhe shtrijini duart përsëri përpara duke marrë frymë.
Përsëriteni ushtrimin 10 herë.
Jepuni formë muskujve të vitheve duke bërë shëtitje në park
Ja ku keni përpara jush një stol në park. Ai nuk duhet vetëm për t’u çlodhur, por edhe për të ruajtur formën e muskujve të vitheve.
Pozicioni fillestar: shtrirë me bark mbi stol, me vithet në pjesën e fundit të stolit dhe majat e këmbëve të vendosura në tokë.
Lëvizja: gjurin e majtë ruajeni në një pozicion 90° dhe ngrini njërin nga muskujt e vitheve në drejtim me shpinën.
Ruajeni këtë pozicion për 10 sekonda. Më pas vazhdoni me këmbën tjetër.
Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë për secilën këmbë.
Tonifikoni krahët kur jeni në kuzhinë
Ju ka ngelur një shishe me ujë? Përfitoni nga rasti.
Pozicioni fillestar: ulur, shpina drejt, duart vertikalisht leni, ngjitur me veshët.
Lëvizja: duke marrë frymë thellë, përthyeni krahët duke mbajtur në dorë shishen dhe lëvizeni pas kokës, më pas kthehuni në pozicionin fillestar duke nxjerrë frymën.
Përsëriteni ushtrimin 20 herë.
Rregulloni frymëmarrjen me një fije kashte
Nxirreni frymën nga goja që të çlironi mushkëritë duke vendosur një fije kashte midis buzëve; më pas merrni frymë nëpërmjet fijes së kashtës, duke u kujdesur që barku dhe mushkëritë të mbushen rregullisht me frymë; pjesa e sipërme e brinjëve nuk duhet të ngrihet. Pasi t’i keni mbushur mushkëritë me frymë bëni pak pushim dhe lëshojeni frymën ngadalë në mënyrë që të nxirrni të gjithë ajrin nga mushkëritë.
Përsëriteni ushtrimin tri herë.
Kur të shtriheni në darkë, pas një dite të ngarkuar, çlodhni qafën
Pozicioni fillestar: shtrirë mbi bark, duar të kryqëzuara njëra mbi tjetrën, ndërsa koka vendoset mbi njërin nga krahët.
Lëvizja: lëvizeni kokën nga të dyja anët duke u zgjatur pak.
Përsëriteni ushtrimin 5 herë përpara se të flini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Pse është e rëndësishme të reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave?
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës