LAJMI I FUNDIT:

Gjilani eliminohet nga Liga e Konferencës, nuk ia del me dhjetë lojtarë ndaj Niederkorn

Gjilani eliminohet nga Liga e Konferencës, nuk ia del me dhjetë lojtarë ndaj Niederkorn

Gjilani është eliminuar nga faza kualifikuese në Ligën e Konferencës pas humbjes (2-0) nga Progres Niederkorn, në ndeshjen kthyese që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në takimin e parë në kuadër të rrethit të parë kualifikues të zhvilluar në Luksemburg, skuadrat ishin ndarë baras (2-2).

Skuadra nikoqire nga minuta e 14-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Egzon Sinani u përjashtua me karton të kuq.


Rezultati u zhbllokua në fraksionin e dytë të lojës me golin e Antoine Mazure-Hanus (65’), i cili u asistua nga Kenny Mixtur.

Në minuta e mbetura, ekipi i Gjilanit nuk ia doli të realizonte që së paku ta dërgonte sfidën në vazhdime, ashtu që nuk mundi të kualifikohej në raundin e dytë të kësaj gare.

Për më shumë, Walid Jarmouni e realizoi edhe golin e dytë për ekipin vizitor në minutat shtesë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

Ndërkombëtare
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori