Artisti i njohur i skenës shqiptare, Gjesti, duket se ka bërë një pauzë të shkurtër meqë prej disa muajsh nuk ka qenë aktiv me ndonjë këngë të re.
Megjithatë, ai tani po rikthehet fuqishëm dhe se kanë mbetur edhe pak ditë deri te publikimi i këngës së tij të radhës.
Bëhet fjalë për një projekt të ri të quajtur “A menove” që do të lansohet të shtunën (26 mars).
Producimi është bërë nga Granit Gashi dhe Nurteli, kurse tekstin e ka shkruar vet këngëtari.
Videoklipi ndërkaq u realizua nga produksioni Imagine Films.
Besohet që kjo prurje e re e Besart Kelmendit (emri i vërtetë) do të mirëpritet nga publiku e fansat e 21-vjeçarit.
E fundit që solli mbetet “Katile”, e publikuar saktësisht më 17 nëntor të vitit që lamë pas. /Telegrafi/