Gjesti rikthehet me këngën e re "Beba"

Rap-artisti i njohur shqiptar, Gjesti, ka publikuar ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor të quajtur, "Beba".
Teksti dhe melodia është bërë nga vet këngëtari me producim nga Albos.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, XL Films.

Producent ekzekutiv i këtij projekti vlen të ceket se është SGM.

Besart Kelmendi (emri i vërtetë) është rikthyer me një këngë e klip veror.

Kjo tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga fansat e publiku.
Ai kishte bërë një tërheqje nga muzika për një kohë, por që tani është rikthyer fuqishëm me prurje të reja. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/05/2024
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































