Për të dytën ditë me radhë në Gjermani raportohen 11.000 raste të reja infektimesh nga coronavirusi.
Një mjek i ekipit drejtues paralajmëroi se 20.000 infektime në ditë mund të nënkuptojnë një tjetër mbyllje.
Të premten (23.10) Gjermania raportoi 11.242 raste të reja infektimesh, duke shënuar ditën e dytë rresht me më shumë se 11.000 infektime të reja ditore.
Që nga nisja e pandemisë, kjo është java e parë që numëron mbi 10.000 raste të reja brenda 24 orëve.
Gjatë 7 ditëve të shkuara, shkalla e infeksionit në të gjithë vendin është rritur në 60.3 raste për 100.000 persona, krahasuar me 56.2 për 100.000 persona të një dite më parë. Numri i të vdekurve u rrit me 49 në 9954.
A është e nevojshme një mbyllje e dytë?
Duke parë shifrat në rritje, një ekspert mjekësor i ekipit drejtues tha, se mund të jetë e nevojshme një mbyllje e dytë, në rast se do të kalohet numri i 20.000 infektimeve të reja ditore.
“Atëherë nuk do të ishte më e mundur për autoritetet shëndetësore që të gjurmojnë dhe të ndërpresin zinxhirët e infeksionit”, i tha të përditshmes ‘Rheinische Post’, Frank Ulrich Montgomery, kryetari i Shoqatës Botërore të Mjekësisë.
“Atëherë ne mund të jemi gati për një mbyllje të dytë sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ngadalësuar virusin”.
Montgomery gjithashtu i tha gazetës, se çdo vaksinë e mundshme kundër coronavirusit nuk do të ishte një “ilaç” dhe se vaksinimi i të gjithë popullsisë mund të zgjasë “dy deri në tre vjet”.
Ndihma e qeverisë vijon
Ndërsa pandemia vazhdon të shkaktojë kërdi ekonomike, qeveria gjermane është zotuar të vijojë me ndihmat financiare për biznesin deri në 2021.
Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, premtoi se ndihma për industrinë e turizmit të goditur rëndë do të vazhdojë brenda rregullave të Komisionit Evropian.
“Aktualisht, ne jemi duke përgatitur një rifreskim të ndihmës sonë financiare, të cilën do ta zgjasim deri vitin e ardhshëm”, tha ai.
Qeveria ka zgjatur gjithashtu skemën e saj të subvencionimit të pagave “me kohë të shkurtuar pune” deri në fund të 2021, që do të thotë se do të vazhdojë me zgjedhjet e planifikuara kombëtare të vitit të ardhshëm.
Skema lejon ndërmarrjet në gjendje të vështirë të ulin orët e punës së punonjësve dhe t’i paguajnë ata në vend që t’i pushojnë nga puna dhe qeveria mbulon pjesërisht pagat e ulura.
Rriten shtrimet në spitale
Autoritetet thonë se rritja e rasteve reflektohet në numrin e shtrimeve në spital në landin më të populluar të Gjermanisë, Renanisë Veriore – Vestfalisë (NRW).
Sipas qeverisë së NRW, rreth 1420 pacientë me coronavirus janë aktualisht të shtruar në spital, krahasuar me 320 një muaj më parë. Nga këta pacientë, 275 janë në kujdes intensiv dhe 148 të intubuar.
Sidoqoftë, qeveria tha që spitalet ishin larg arritjes së kapacitetit të tyre, me 1320 vende të kujdesit intensiv akoma të disponueshëm, nga një total prej 5640. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri