Në ditët e fundit, me temperaturë dhe kur një sëmundje e panjohur po e gërryente, Wolfgang Amadeus Mozart – gjeniu austriak i kompozimit që revolucionarizoi muzikën dhe artin e Perëndimit – vazhdonte prova melodie dhe rregullonte akordet. Ishte 35 vjeç dhe para fundit të vitit 1791 ishte i mbyllur në shtëpinë e tij në Vjenë nga një sëmundje që kishte marrë në Pragë gjatë vënies në skenë të një prej operave të tij të fundit, “Falja e Titos”.
Ashtu si tek të gjithë gjenitë e tjerë të artit edhe në jetën e tij është e vështirë të ndash të vërtetën nga miti. Flitet për armiqësinë e tij me kompozitorin italian Antonio Salieri që ndoshta s’ka qenë i tillë. Shumë është folur për një Mozart në frymën e fundit duke punuar për Rekuiemin në Re Minor – një nga kryeveprat e tij, ashtu siç është prezantuar në veprën teatrale të Peter Shafferit, e sjell në kinema nga Milos Forman më 1984. Fakt është se Mozarti vdiq pa e mbaruar veprën. Ndoshta kjo është shkrepsja që ndezi legjendën preromantike për jetën e tij.
Dukej si fundi i një jete intensive, të shkurtër të një fëmije gjeni, i cili i shkroi pjesët e para për piano në moshën pesëvjeçare, simfonitë në moshën shtatëvjeçare dhe një operë në moshën 12-vjeçare. Fëmijërinë e tij e kaloi duke vizituar gjithë Evropën, si ndonjë fëmijë cirku që për kënaqësitë aristokrate dhe fshatareske që kërkonin pak frymëmarrje pas një lufte shkatërruese, Luftës së Shtatë Viteve (1756-1763), dhe fillimit të konfliktit mes Perandorisë Austriake dhe Prusisë që do të formonte EVropën e shekujve të mëpasshëm.
Mozarti mbërriti në një moment të duhur për t’u shndërruar ndoshta në artistin e parë modern, ashtu si do të shprehej historiani Nicholas Till. Austriakut i ra shorti të jetonte në një moment të historisë së Perëndimit, në të cilën arti fillonte të merrte trajtë moderne si një zëvendësues laik i kishës. Duke e konsideruar bastion të spiritualitetit në mes të shekullit iluminist, gjejmë Mozartin e kthyer në një zot laik.
Ishte model i artistit modern, muzika e të cilit sfidon skemat dhe thyen tradita. Ky fëmijë gjeni lindi në Salzburg, një qytet i vogël i rrethuar nga male dhe pothuaj në kufi me Bavarinë. I ati ishte muzikant. Gjatë viteve të para ndoqi modele nga mjeshtrit e mëdhenj barokë, si Johann Sebastian Bach. Si shumë muzikantë të asaj kohe aspironte të gjente një udhëheqës që do ta çonte drejt artit, i cili zakonisht gjendej pothuaj mes aristrokratësh ose tek kleri.
Më 1781, në moshën 25-vjeçare Mozarti arriti të shkëputej nga arqipeshki i Salzburgut dhe u kthye në një muzikant të pavarur që nuk varej nga kisha ose fisnikëria dhe u vendos përfundimisht në Vjenë. Filloi të eksperimentonte mungesën e një bamirësi dhe një rroge në llogaritë e tij, por nuk u ankua kurrë për vendimet e tij – edhe pse ky ishte fundi i marrëdhënieve me të atin, një konflikt që e shoqëroi deri në vdekje.
“Nuk ka asgjë më perfekte në këtë botë përveç se, ndoshta, muzikës së Moxartit”, shkroi Johann Wolfgang von Goethe, frazë që kujtohet gjithmonë në këto ditë.
Deri në moshën 35-vjeçare ai vuri në skenë 41 simfoni, 27 koncerte për piano dhe orkestër, një numër të shumtë koncertesh për harqe dhe instrumente fryme, dhjetëra sonata për violinë dhe kuartete harqesh, si dhe krijoi 22 opera mes shumë veprave të tjera.
Gjithmonë i mungonte paraja që e shpenzonte për dëfrime dhe për të vënë në skenë operat tek të cilat besonte, por që zgjonin pak vëmendje tek publiku. Ndërsa, hija e aspiratave të të atit e shoqëronte gjithmonë, ashtu siç duket tek letrat dërguar të motrës, Nanneri.
Mozarti kompozoi edhe pjesë për klerin austriak edhe pse nuk i vlerësonte, por nuk e humbi kurrë spiritualitetin që linte vend për një interpretim ezoterik të masonerisë. Së bashku me mikun e vet, Emanuel Schikaneder, kompozoi atë që tregon më së miri ndikimin mason në veprën e tij, si në fabul ashtu edhe në simbol, Die Zauberflöte (Flauti magjik). Historia e dashurisë mes Taminos dhe Paminës, provat e dashurisë që duhet të kalojnë dhe konflikti mes Sarastros, prift i një urdhri misterioz dhe Mbretëreshës së Natës që kërkon ta shkatërrojë, e kanë kthyer në një nga veprat klasike të repertorit operistik. “Flauti magjik” u vu në skenë më 1791 dhe salla mbushej plot – kur Mozarti u shtri në krevat nga ethet më 5 dhjetor. Legjenda thotë se trupi i tij u hodh në një varr të përbashkët, meqë e shoqja, Kostanca dhe dy fëmijët, nuk kishin para. Historianët sot e dyshojnë këtë fakt, por imazhi i tij ka një vlerë më vete. /Përgatiti: f.a./bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
GJUHA SHQYPE
LAMTUMIRË VËNDET E MIJA
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Mjeshtri që kujdeset për sigurinë e cirkut
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian