LAJMI I FUNDIT:

Gjendja me pandeminë dhe funksionalizimi i spitalit me 500 shtretër për pacientët me COVID-19 – flet zëvendësministri i Shëndetësisë

Gjendja me pandeminë dhe funksionalizimi i spitalit me 500 shtretër për pacientët me COVID-19 – flet zëvendësministri i Shëndetësisë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Luan Gola në një intervistë për Telegrafin, ka folur për gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor në Kosovë, për investimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe planin e tyre për të funksionalizuar edhe një spital për pacientët me COVID-19 si dhe për procesin e furnizimit të spitaleve regjionale me oksigjen.

Gola ka folur për investimet e para që ka Ministria e Shëndetësisë ardhjes së Armend Zemajt në krye të kësaj ministrie, ndërsa tha se dy nga adresimet kryesore të tyre janë furnizimi me oksigjen i Spitaleve regjionale dhe funksionalizimi i objektit i cili gjendet në ambientet e Qendrës Klinike Universitare i cili do të përdoret për pacientët me COVID-19, ku gjithsej do të jetë të gatshëm 500 shtretër.

E, megjithatë, një kohë të caktuar se kur do të funksionalizohet ky objekt zëvendësministri tha se nuk e kanë, pasi puna varet nga operatorët ekonomik të angazhuar për punime në këtë objekt.


“Nëse e përcaktoj që për dy muaj apo tre muaj, gaboj, sepse këto procedura varen edhe prej operatorëve ekonomik”, tha Gola.

Kurse sa i përket furnizimit me oksigjen, për spitalet regjionale, Gola theksoi se është marrë vendimi, por se nuk mund të caktojë një kohë se kur do të përfundojë procesi.

“Nuk mundem me të thanë kohë të caktume, se përderisa ata tankerët vijnë, ata duhet me u lidh, nuk mundemi të themi decidivisht që sot e nisi, e mbaroj pas dy jave”, tha ai.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Luan Gola

Telegrafi: Si e keni gjetur ju sistemin shëndetësor, cila është gjendja e këtij sistemi në kohën kur jeni emëruar zëvendës-ministër?

Luan Gola: Kur kam ardhur unë, kemi qenë në procesin e vlerësimit të situatave, ku janë nevojat më të mëdha në sistemin shëndetësor. Gjendja me pandemi është diçka e pashmangshme. Pastaj kemi vlerësuar edhe gjendjen që e kemi me burime njerëzore, për numrin e mjekëve, pastaj atë të specialistëve, pastaj moshën e tyre. Pastaj, kemi parë procesin e migrimit të specialistëve të rinj në shtetet e Bashkimit Evropian. Një element tjetër ka qenë nevoja për ndërhyrje të shpejt në infrastrukturë edhe në shpenzime kapitale dhe si pikë tjetër është pjesa e legjislacionit apo avancimi i politikanëve shëndetësore edhe në raport me pandeminë, mirëpo në anën tjetër edhe në raport me nevojat imediate që janë paraqit para Ministrisë së Shëndetësisë…Po ashtu një element tjetër me shumë rëndësi ka qenë se edhe në nivel të regjionit, por edhe në nivel të SHSKUK-së, për rritjen e numrit të punëtorëve, të stafit profesional përfshirë këtu edhe mjekët edhe infermierët, mirëpo përfshi edhe stafin mbështetës, i cili ka qenë jashtëzakonisht i ngarkum do të thotë në këtë periudhë kohore edhe vazhdon të jetë.

Telegrafi: Çfarë keni ndërmarrë ju për përmirësimin e gjendjes në sistemin shëndetësor dhe përmirësimin e gjendjes në aspekt me pandeminë?

Luan Gola: Rolin qendrorë këtu e ka pandemia, sepse është diçka që e ka kapluar gjithë botën, kemi numër të madh të pacientëve e kemi parë që këto ditët e fundit kemi një shtim enorm të rasteve në Kosovë dhe si rezultat i kësaj kjo ka kërkuar adresime shtesë, tash nëse ndalim edhe shikojmë vetëm ndërmarrjen që kemi marr në raport me pandeminë, do të thotë kur ne e kemi marrë Ministrinë e Shëndetësisë, kur ka ardh ministri Zemaj, ka qenë shumë i ulët numri i testimeve, ka një dhjetë fishimin të numrit të testeve dhe vetëm dje janë kryer rreth 1 mijë e 600 teste. Në krahasim me atë që më parë testet janë bërë ka 100 apo 200, pastaj, gjendja në shëndetin publik në Kosovë lë shumë për të dëshiruar, ne i kemi pasur shtatë institucione regjionale, që janë të lidhura, i referohen direkt Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe ajo që kemi bërë në hapin e parë është që menjëherë të ngrisim kapacitetin e stafit, në mënyrë që ata të përgatiten për metodën e PCR. Në muajt e parë të ballafaqimit me pandeminë, unë si mjek mendoj se ka qenë gabim që rastet të cilat kanë ardhur nga regjionet, konkretisht i kemi sjellur që të gjitha në Prishtinë, dhe çka ka ndodh aty, shpesh këto raste janë përcjellur me familjarë, dhe ajo ka qenë si shtytje në përhapjen më të madhe të infeksionit. Dhe menjëherë në adresim edhe me ministrin Zemaj por edhe me kryeministrin, kemi vendosur që t’i rritim kapacitetet e spitaleve regjionale dhe sot kur po flasim, i kemi rreth 900 shtretër të cilët mund të shfrytëzohen për rastet me COVID-19. Menjëherë është marrë edhe qëndrimi që objekti i cili është në oborrin e QKUK-së, ta kthejmë në spital COVID, është dashur me i kapërcy disa barriera ligjore dhe administrative në mënyrë që atë qendër emergjente me shndërruar në spital COVID, i cili do t’i ketë 500 shtretër.

Telegrafi: Cila është pika më e dobët e sistemin shëndetësor tash në kët ëkohë pandemie?

Luan Gola: Një pikë tjetër që e kemi adresu është edhe oksigjeni, që mbetet një ndër pikat kyçe që sistemi ynë shëndetësor do të thotë, në ballafaqim me pandeminë është një pikë e dobët. Edhe në këto momente kur jemi duke biseduar, jemi në komunikim që ta rrisim numrin e operatorëve në mënyrë që shpenzimet të cilat janë enorme me oksigjen për shkak të rritjes së numrit, të arrijmë edhe t’i dalim në kry me këto shpenzime, derisa është duke u përgatitur edhe procedura për sigurimin e tankerëve nëpër spitalet regjionale në mënyrë që t’i ikim asaj bartjes, që gjatë ditës mundet me ndodh dy herë apo tri herë. Nëse e marrim rastin e Gjakovës prej nga vij unë, atje e kemi pasur një sistem të vendosur në spital, mirëpo problemi është që ai sistem kur është vendos, edhe pse është e vendosur nga një kompani, e cila është kompani elite në botë, lidhur me funksionimin, edhe vendosjen e një sistemi të tillë, mirëpo ato janë paraparë për raste kirurgjikale edhe raste të emergjencave të ndryshme, mirëpo jo për këtë numër që e kemi tash. Dhe, aty tash nevojiten me u vendos investime shtesë, lidhur me sigurimin e tankerit, në mënyrë që pastaj furnizimi të jetë më i sigurt edhe t’i iket asaj rrugës manipulative, ku duhesh krejt kohën me u marr me bartjen e bocave. Kjo kërkohet jo vetëm në spitalin e Gjakovës por edhe në spitalin e Pejës, edhe në disa spitale tjera, për shembull spitali i Prizrenit e ka atë sistem dhe shumë më lehtë po e shohim që po ballafaqohet me atë.

Telegrafi: Kur do të përfundojë këto procese, kur do të zgjidhet problemi i furnizimit me oksigjen dhe kur do të funksionalizohet objekti i cili gjendet në QKUK, e që do të përdoret për pacientët me COVID-19?

Luan Gola: Nuk mundem me të thanë kohë të caktume, se përderisa ata tankerët vijnë, ata duhet me u lidh, nuk mundemi të themi decidivisht që sot e nisi, e mbaroj pas dy jave. Ne jemi duke tentu që aty ku i kemi numrin më të madh të pacientëve. Mbrëmë në Gjakove kanë të hospitalizuar 70 pacientë, ku prej tyre 42 në maskë. Paramendoje çfarë sasie enorme e oksigjenit. Se kjo varet do të thotë krejt prej nivelit. Mirëpo e kemi adresuar problemin, duhet me i siguru këto. Është marrë qëndrimi edhe vendimi. Ka pas probleme administrative në mjekësi emergjente aty. Tash me u bo fer, nuk tash që jam prej një subjekti politik por, atje janë vonu, edhe sa ka qenë Albini janë vonu sepse është dasht me i marrë do hapa më të shpejt, janë marrë shumë me këto masat emergjente të furnizimit, me maska, dorëza, i kuptoj krejt njerëz jemi mundemi me gabu, mirëpo dikush nuk ka mendu që mundemi me ardh ne këto situata, përfshirë edhe këtë që krejt pacientat prej krejt regjioneve, u nisën për shembull prej Gjakovës, u nisshin për Prishtinë, u dashke me i thirr Salih Ahmetin ose Valbon Krasniqin, e me i thanë a po i pret a jo? O, gabim thojsha është prej fillimit, se kemi me i hap në krejt Kosovën. Fatmirësisht e patëm njëfarë vakumi edhe tash ma ndryshe e kontrollojmë. Nëse e përcaktoj që për dy muaj apo tre muaj, gaboj, sepse këto procedura varen edhe prej operatorëve ekonomik, ti mundesh t’i penalizosh nëse nuk ma kryn ujin e rrymën ose diçka ki me pas dënim. Por, koha është asi soji që e ka problem edhe ai me punu, ka në ndërtimtari asi lloj pune që në momente kur bjen temperatura, edhe ai e ka problem me punu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori