LAJMI I FUNDIT:

Gjenden dy personat e zhdukur në Shtrazë të Kaçanikut

Gjenden dy personat e zhdukur në Shtrazë të Kaçanikut

Dy persona, një femër dhe një mashkull që u raportuan të zhdukur në malet e Kaçanikut, këtë të diel, janë gjetur.

Rastin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai ka thënë, se gjendja e tyre është e mirë.


“Janë gjetur në afërsi të fshatit Dubravë, kanë pasur pak shqetësime për shkak të terrenit të panjohur, por janë mire me shëndet”, ka thënë Gashi.

Siç ka njoftuar më herët Policia, rasti kishte ndodhur rreth orës 14:00.

Ata ishin pjesë e një grupi që kishin shkuar së bashku për “Hiking”, por që ishin ndarë duke mos u ditur fati i tyre deri në orën 20:00./Telegrafi/