Georgina Rodriguez gjatë ditës së djeshme (e diel) ka ngjallur reagime të shumta të fansave.

Një gjë e tillë ka ndodhur pasi ajo ndau një imazh ku shihet e lumtur në krahët e partnerit të saj, Cristiano Ronaldo, shkruan Daily Mail.


Fotografinë zeshkania e ka ndarë në rrjetin social Instagram, ndërsa mori komente të panumërta nga ndjekësit.

georginagio 123864991 125687002411036 5858790858650698234 n (Foto: Instagram)

“Gjithçka e imja”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Dyshja janë shfaqur të veshur në mënyrë elegante, kurse më shumë mahniti Georgina me fustanin e kuq.

georginagio 117982383 296921998230240 7159537830665161863 n (Foto: Instagram)

Po ashtu, ajo ka vënë në pah edhe linjat e bujshme trupore, për të cilat stërvitet në mënyrë të vazhdueshme në palestër.

Vlen të përmendet se për një periudhë të shkurtër Ronaldo ka qenë në vetizolim, pasi rezultoi pozitiv me coronavirus. /Telegrafi/