Gen-D – Platforma që do të kontribuojë në thellimin dhe transmetimin e dijeve në fushën e informatikës në Shqipëri
Programi “Gen-D – Nurturing a Digital Future” , i vënë në jetë nga Propulsion me mbështetjen e Microsoft, u prezantua sot për herë të parë me qëllimin që të japë kontributin e tij në transformimin digjital në fushën e arsimit në Shqipëri dhe në vente të tjera pjesëmarrëse në këtë program. Në përmbyllje të diskutimeve të panelit dhe në përputhje me të gjithë kuadrin strategjik që synon zhvillimin e një shoqërie digjitale në Shqipëri, bashkëpunimi me këtë program do të përfaqësojë një burim të vlefshëm për të mësuar dhe për të përcjellë dije në fushën e informatikës.
Përmes platformës së këtij programi, studentët e të gjithë rajonit do të kenë në dispozicion të gjitha materialet e krijuara në Serbi në gjuhën angleze, dhe jo vetëm kaq, por në të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë program (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroacia, Bullgaria dhe Serbia), partnerët në këtë program do të punojnë për të lokalizuar materialet e ofruara në një qasje novatore në mbështetje të standardeve arsimore dhe për përmirësimin e tyre.
“Microsoft është gjithmonë e gatshme të mbështesë çdo nismë që nxit zhvillimin e industrisë vendase të IT-së. Ajo që të gjithë së bashku kemi ndërmarrë për reformën e edukimit në fushën e IT-së nëpër shkolla ndoshta shënon suksesin më të madh në rrugëtimin tonë të gjatë, pasi ne po krijojmë ata breza që programimi do tu duket i lehtë dhe familjar. Për këtë arsye, është tejet e rëndësishme që këtë sukses ta tregojmë dhe ta ndajmë mes nesh në të gjithë rajonin”, u shpreh Tanja Tatomirović, Drejtuese për Komunikimin dhe Filantropinë për Microsoft CEE Multi-Country (rajon me 24 vende).
Programi mësimor i nxënësve në Serbi e përfshin programimin që në klasën e pestë, ndërsa programi i mësimit të shkencave kompjuterike në shkollat fillore dhe shkollat e mesme është transformuar ndjeshëm gjatë këtyre viteve të fundit, duke e kthyer atë ndër programet më të suksesshëm në Evropë. Deri përpara pak vitesh, programimi përmendej rrallë në tekstet shkollore në shkollat fillore dhe të mesme në Serbi. Sot, fjalë të tilla si “Python” dhe “Scratch” janë kthyer në fjalë shumë të zakonshme që përdoren gjatë orëve të mësimit. Këto fjalë janë emrat e gjuhëve moderne të programimit që përbëjnë një bazë të shkëlqyer për përvetësimin maksimal të aftësive programuese. Në këtë mënyrë, çdo student do të ketë mundësinë të bëhet programues në atë vend ku industria e IT-së prej vitesh përfaqëson ndër eksportuesit më të mëdhenj.
Kjo është arsyeja pse modeli i programit mësimor të programimit, i zhvilluar nga Loop Foundation në Serbi, në të ardhmen do të ofrohet në katër vende të rajonit në kuadër të programit “Gen-D – Nurturing a Digital Future”. Ky projekt do të ofrojë në Shqipëri, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci modelin Serb të programit mësimor për programimin.
“Ky program i aftëson mësuesit, studentët dhe të rinjtë të përdorin në mënyrë inteligjente dhe proaktive burimet digjitale për të marrë drejtim në jetën e tyre, në karrierë dhe pa dyshim në shoqërinë dhe vendin e tyre. Tashmë ndodhemi në fillim të këtij rrugëtimi dhe kemi ende me mijëra kilometra përpara, muaj dhe vite punë të dedikuar dhe ndoshta miliona investime. Të gjithë ne parterët që sapo kemi nisur këtë rrugëtim, jemi tejet të gatshëm të investojmë gjithçka që lind nevoja për të ndihmuar brezin e ri të ndërtojnë një të ardhme më të mirë në të gjitha vendet e rajonit,” u shpreh Darko Soković, partner ekzekutiv për Strategjinë dhe Zhvillimin në Propulsion.
Në diskutimet e panelit në Beograd u mblodhën së bashku ekspertë të ndryshëm nga rajoni për të diskutuar transformimin digjital dhe reformat në arsim nga këndvështrimi i vendeve të tyre. Pjesëtarët e panelit ishin të të njëjtit mendim se transformimi digjital nuk lidhet thjesht me teknologjinë, por me nevojën për një imazh të ri për të ardhmen e arsimit dhe të ardhmen digjitale të të gjithë shoqërisë.
“Ashtu si në shumë vende të tjera, ajo që prej shumë kohësh kemi kërkuar është të shtojmë sa më shumë aftësitë digjitale në komunitetet dhe në vendet tona, duke marrë kështu një mori rezultatesh, por ndërkohë duke shpenzuar shumë energji. Përmes këtij projekti, shpresojmë të nisim një reformë thelbësore për programet arsimore duke përdorur perspektivën rajonale, përvojat e partnerëve ndërkombëtar të tillë si Microsoft dhe përcjelljen e menjëhershme të njohurive që aplikohet në shkolla nga ana e partnerëve tanë,” mbylli fjalën e tij Arjan Ymeri, Drejtor i Qendrës së Inovacionit Digjital “Oficina” në Tiranë, dhe njëkohësisht një nga pjesëtarët e nderuar të panelit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle po punon në laptopin Pixel - zbulohen detajet e para
Ushtria amerikane teston automatikun me Al
Roblox me "disa bllokada" për fëmijët nën 13 vjeç, zbulohen disa prej tyre
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Pse nuk duhet t'i frikësohemi inteligjencës artificiale?
Nga Jeff Bezos te Mark Zuckerberg, këta janë miliarderët që po investojnë në robotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian