Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, janë mbrojtur në heshtje lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ta për hedhjen e gazit lotsjellës në vitin 2016, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Para se të deklaronin se mbrohen në heshtje, në seancën që është duke u mbajtur këtë të marte në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të akuzuarit u deklaruan edhe njëherë të pafajshëm për akuzat për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Prokurori Ilaz Beqiri në fjalën hyrëse tha se prokuroria ka zhvilluar hetimet dhe ka siguruar prova të mjaftueshme me të cilat tha se vërtetohet se në veprimet e të pandehurve manifestohen të gjitha elementet e veprës penale.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se veprimet e bëra në vitet 2015-2016 kanë qenë veprime politike, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial dhe sipas saj, nuk kanë pasur qëllim kriminal e as qëllim të dëmtimit të integritetit fizik të ndonjë deputetit të Kuvendit.
“Qëllimi jonë ka qenë pamundësimi i seancave dhe votimit të marrëveshjeve të dëmshme për vendin. Po të mos ndërmerrnim veprime të tilla politike sot pasojat do të ishin të mëdha dhe të rënda”, tha Haxhiu.
Mbrojtësi i të akuzuarit Pal Lekaj, avokati Arianit Koci tha se përkundër deklarimit të prokurorit se kanë siguruar prova, në realitet siç tha ai, asnjë provë relevante nuk është siguruar.
“Të gjitha provat janë në nivelin narrativ të prokurorisë, e ju gjykatë e dini se fajësia nuk provohet me fjalë e me interpretime të pamjeve filmike të cilat i kemi parë ne televizion. Nëse prokuroria pretendon se është hedhur gazi lotsjellës, ku është ekspertiza, çfarë lloji i gazit lotsjellës është, po habitem se si po mendon prokurori ata vërtetojë fajësinë e të mbrojturit tim pa asnjë provë”, tha Koci.
Për këtë arsye, Koci tha se nëse deri në fund të gjykimit prokuroria nuk sjellë ndonjë provë të re, atëherë ai tha se nuk ka asnjë mundësi se do të vërtetohet fajësia e Lekajt.
Ish-deputetja Donika Kada-Bujupi, në fjalën e saj hyrëse tha se asnjëherë nuk janë fshehur nga veprimet e tyre në seancat e Kuvendit, duke shtuar se qëndrojnë prapa atyre veprimeve dhe nuk ju vjen keq pasi siç tha, ato veprime kanë qenë të duhura dhe të drejta për kohën në të cilën janë ndërmarrë.
“Pajtohem që ka pasur shkelje procedurale nga ana e prokurorisë, mungesë të ekspertizës për gazin lotsjellës i cili edhe në instancat më të lartë edhe në Gjykatën e Strasburgut nuk është konsideruar si armë, ashtu siç ne akuzohemi. Mendoj se zvarritja e procesit nga ana e prokurorisë ka shkaktuar dëme për shumicën prej nesh, na ka pamundësuar kandidimin dhe rikandidimin dhe besoj që ky është një dem që është shkaktuar qëllimshëm. Ju bëj thirrje me i mbyll këto procese pasi janë të stërzgjatura dhe stërvjetëruara. Është shkelje e Kushtetutës në raport me neve”, tha Kada-Bujupi.
Kurse, ish-deputetja tjetër, Besa Baftiu tha se veprimet e tyre në Kuvendin e Kosovës kanë qenë veprime politike, dhe si të tilla, ajo tha se kanë qenë të domosdoshme për integritetin dhe sovranitetin e vendit.
Fillimisht, gjykatëse e këtij rasti ka qenë gjykatësja Naime Krasniqi – Jashanica, por pas kalimit të saj nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Departament të Përgjithshëm, ky rast është duke u gjykuar nga gjykatësja Fatime Dermaku.
Për këtë rast, gjashtë seanca ishin shtyrë radhazi, konkretisht, seancat e 10 dhe 30 korrik, 2 dhe 15 shtator 2020, si dhe ato të caktuara të mbahen më 16 mars e 1 prill 2021.Sipas aktakuzës së ngritur me 8 prill 2016, Lekaj, Baftiu, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.
Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.
Për këto veprime, katër të akuzuarit po dyshohet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?