Gazeta zvicerane ‘Le Matin’ ka shkruar për sukseset e Kosovës nën drejtimin e Bernard Challandes, ndërsa ka folur edhe me lojtar si Benjamin Kololli që po bën karrierë në Zvicër.

Duke i parë rezultatet, cila është Kombëtarja më e ‘suksesshme’ në botë dhe e pamposhtur që prej nëntorit të vitit 2017? Ndoshta është paksa e çuditshme, por nuk është as kampioni i botës, Franca, e as Brazili apo ndonjë Kombëtare tjetër e top-dhjetëshes së FIFA-s.


Jo, ky rekord i përket Kosovës së "vogël" (vendi 130 në renditjen e FIFA-s), me përzgjedhës Bernard Challandes, që është krenar që nuk ka humbur asnjë nga 12 ndeshjet e tij të fundit (tetë fitore dhe katër barazime).

55526846 2445354845488218 9151814467204415488 o

Në krahasim me ekipi zviceran të Petkoviç dalim më mirë pasi ata kanë pesë fitore (Serbia, dy herë Islanda, Belgjika, Gjeorgjia), tri barazime (Brazili, Kosta Rika, Danimarka) dhe katër humbj (Suedia, Anglia, Belgjikë, Katar).

“Natyrisht, futbollistët nga Prishtina nuk kishin gjithmonë kundër kundërshtarëve të fortë, pasi ishin pjesë nivelit të fundit të Ligës së Kombeve, ku e fituan vjeshtën e kaluar. Por rezultatet e fundit - një barazim miqësor kundër Danimarkës (2-2), e ndjekur me një pikë kundër Bullgarisë (1-1) me rastin e fillimit të kualifikuesve të Euro 2020 - pasqyrojnë përparimin e madh bërë”, shkruan Le Martin.

55549673 2445352948821741 5261682851425812480 o

Si pjesë e rrëfimit është mesfushori i Zurichut, Benjamin Kololli.

“Është më e lehtë se në fillim. Skuadra ka marrë përvojë. Është një revolucion i pritur. Na mungoi konkretizimi në aksione. Por, në këto dy ndeshje, ne e pamë se kemi luajtur më mirë!”.

Në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, me një popullsi prej 245 mijë banorësh, Përfaqësuesja e Kosovës është burimi i ri i krenarisë kombëtare.

55621009 2445351195488583 7107865661619044352 o

“Ne jemi duke bërë diçka të mirë. Në rrugë, të gjithë duan të bëjnë ‘selfie’ me lojtarët”, tregon ylli i FC Zurich.

Ai tregon se si i ka blerë 20 bileta

Në stadiumin Fadil Vokrri, ku i zë 12.500 spektatorë janë shitur të gjitha biletat, ndërsa ekipi i Bernard Challandes po e konfirmon se tani është një nivel më lartë.

"Ne filluam nga shumë poshtë, por mund të shkojmë lart", parashikon anësori i FC Zurich që e zhvilloi ndeshjen e tij të nëntë (ku ka shënuar 3 gola).

55450424 2445350558821980 1487290171798847488 o

Për këtë ndeshje të fundit, Kololli, kishte pesë vende të rezervuara nga Federata, por ai i bleu edhe njëzet bileta, të cilat ua dha anëtarëve të familjes së tij.

Për ndeshjen e tij të ardhshme (7 qershor) në Grupin A, Kosova do të shkojë në Podgoricë për t'u përballur me Malin e Zi.

Si fitues i grupit së tij në Ligën e Kombeve, djemtë e Bernard Challandes do të ketë një shans të dytë për t'u kualifikuar për Euro 2020 në ndeshjet e marsit të atij viti.

54799107 2445353168821719 2258081997924597760 o

Kosova aktualisht është e renditur e 177 në botë, mes Letonisë dhe Malavit, por do të ngjitet më lartë në shkurt. /Telegrafi/

telegrafi sport app