Gareth Bale: 13 herë kur uellsiani ka treguar se nuk i intereson për Real Madridin

Gareth Bale e ka fituar trofeun e 13 në karrierën e tij te Real Madridi, pasi të enjten u shpallën kampion të La Ligës.
Me vetëm 16 paraqitje në këtë edicion, duke shënuar vetëm dy herë – uellsiani arriti që të merrte edhe një medalje të artë të Los Blancos.
Por, anësori nuk kishte luajtur në gjashtë ndeshjet e fundit për Real Madridi, e që ka bërë me dije se nuk dëshiron të jetë më pjesë e klubit.
Kjo gjë u pa edhe në fitoren 2-1 të Real Madridi ndaj Villarealit, aty edhe ku u shpallën kampion.
Bale refuzoi t’i bashkohej pjesës tjetër të skuadrës për të festuar titullin, ndërsa largimi i tij duket i pashmangshëm.
Më poshtë mund t’i shikoni 13 gjërat që ka bërë uellsiani si shenjë që nuk i intereson për skuadrën:
Shtatë vite në Spanjë dhe nuk e ka mësuar gjuhën spanjolle
Nofka “Golfisti” – më shumë i përkushtuar në golf se sa te Real Madridi
I nervozuar që ka munguar në një ndeshje të golfit, për të luajtur kundër Levantes
Përplasje të vazhdueshme me tifozët e skuadrës
Bëhej sikur përdorte dylbi gjatë fitores së Real Madridit ndaj Granadas
Në stërvitje te Real Madridi, por praktikonte gjuajtjet në golf
Mungoi në darkë me bashkëlojtarët sepse thoshte që atëherë është koha e gjumit për të
Poza si golfist
Një tjetër pozë si golfist në stërvitjet e Real Madridit
Mungoi në ‘Audi Cup’ vetëm që të luante golf
Pretendonte se po flinte kur ishte në bankën rezervë
Slogani - Uellis. Golfi. Madridi. Të gjitha në rend
Festimi i titullit – refuzoi t’i bashkohej pjesës tjetër të skuadrës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































