LAJMI I FUNDIT:

Gara në bikini organizohet edhe në Kinë

Gara në bikini organizohet edhe në Kinë

Qyteti kinez Haikou me siguri të hënën ka qenë njëri ndër vendet më të pëlqyera për shumicën e meshkujve. Atje, është mbajtur gara ndërkombëtare e mundjes në baltë me bikini.

Më shumë se 30 vajza nga e mbarë bota rrëshqitën dhe u rrokullisën nëpër ringun e mbushur me baltë në garën e organizuar nga një kompani kozmetike.

Por vajzat nuk u ndeshën në ndonjë llucë me baltë, por seksi lufta është organizuar në baltën e pasuruar me minerale e cila ushqen lëkurën, thonë zyrtarët e kompanisë.

Në baltë gjenden rreth 20 përbërës natyror dhe përzierje të cilat janë të mrekullueshëm për kujdesin ndaj lëkurës. Sasia e baltës së pasur me minerale në të cilën vajzat u rrokullisën vlen 44.000 dollarë, ndërsa fituese u shpall Ksenija. /Telegrafi/