Greva e punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës sot ka hyrë në ditën e tretë. Nëse në dy ditët e kaluara ka pasur greva më të shkurtra në kohë, sot e njëjta do të vijojë deri në ora 14:00.
Pas qarkullimit të lajmeve se janë anuluar disa fluturime dhe aeroporti është mbyllur, ka pasur edhe një reagim nga ANP “Adem Jashari”.
Zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara ka thënë shkurt se operimet nuk janë mbyllur dhe se ne aeroport vijojnë të procesojnë të gjitha fluturimet.
“Mirësisht informojmë udhëtarët tanë se ANP ‘Adem Jashari’ nuk ka mbyllur operimet, por vazhdon të procesojë të gjitha fluturimet dhe udhëtarët”, tha ajo.
Ndryshe, në lidhje me grevën e sotme, Gara do të deklarohet pas përfundimit të saj, pas orës 14:00. /kp/Telegrafi/