Site icon Telegrafi

Gabriel: Ivanov t’i jep fund bllokimit të vendit

Kryetari Gjorge Ivanov duhet menjëherë ta jep mandatin për qeveri dhe t’i jep fund bllokimit të Maqedonisë, ka deklaruar ministri për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Vlerësoj se është e nevojshme edhe njëherë të kërkohet nga kryetari i Maqedonisë dhe nga partitë parlamentare tani të mundësojnë formimini e qeverisë dhe t’i jepet fund bllokimit. Ekziston shumicë parlamentare në Kuvened, e cila u formua pas zgjedhjeve dhe në bazë të zgjedhjeve. Shkalla e paqartësisë, të cilën momentalisht e kemi dhe pranë të cilës përsëri nxiten emocionet e vjetra, është e një rrezikshmërie të madhe. Prandaj duam të angazhohemi për atë, në të gjithë Ballkanin, veçanërisht në lidhje me situatën aktuale në Maqedoni, të përpiqemi që vendi të vijë deri në vendosjen e bashkëjetesës së qetë dhe demokratike’, ka deklaruar ministri gjerman.

Për situatën shqetësuese në Ballkan dhe para se gjithash në Maqedoni, ministri dje ka biseduar me kolegun e tij spanjol Alfonsko Dastis në Berlin. /Telegrafi/

Exit mobile version