Fushë Kosovë, dy motra të mitura raportohet se janë zhdukur që nga 1 janari

Dy vajza të mitura janë zhdukur që nga data 1 janar, dhe deri më tani familjarët nuk dinë asgjë për to.
Rastin në polici e ka paraqitur nëna e tyre.
"Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre", thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/01/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































