LAJMI I FUNDIT:

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Është ndër çështjet kryesore me të cilat, pashmangshëm, do të përballet qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, por kandidatët për kryeministër -në 21 ditë fushatë zgjedhore – nuk treguan si do t’i qasen dialogut me Serbinë. Analistët vlerësojnë se partitë politike nuk po e përmendin dialogun pasi është temë jopopullore që nuk sjell vota. Këtë, ata e quajnë taktikë të ulët nga subjektet politike.

Në zotimet që së fundmi i ka publikuar partia e cila aktualisht është në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje, nuk figuron fare dialogu me Serbinë.

Në programin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës theksohet se “angazhohen për një dialog efektiv dhe të sinqertë që do të rezultojë në njohje reciproke dhe integrim të plotë ndërkombëtar”.


Në atë LDK-së, gjithashtu thuhet se prioritet në dialog është njohja reciproke.

Ndërkaq, në deklarimet publike të “Koalicionit për Kosovën Fituese” i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe të tjerët, synon përmbylljen e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në Bashkim Evropian.

Analisti politik, Albinot Maloku thotë për KosovaPress se mos përmendja e dialogut në tubimet elektorale si prioritet që e pret secilën qeveri të ardhshme, dhe jetësimi i obligimeve të dala nga ky proces, është fshehje e partive politike nga realiteti pas 9 shkurtit.

“Mos përmendja e dialogut si prioriteti që e pret secilën qeveri të ardhshme, sidomos jetësimi i marrëveshjes të ndodhur në Bruksel prej vitit 2011-2023 është një taktik e ulët dhe lënie e diçka të shenjtë në veresi ndaj qytetarëve. Në kuptimin e asaj që ka mundësi të keqinterpretohen dhe po maten njëra me tjetrën se cila e ka një qëndrim përkatës për këtë çështje. Kjo është një papjekuri politike e të gjithë spektrit politik dhe të gjitha subjekteve politike të Kosovës…Subjektet politike deri tani kanë pasur ‘bërtimë e piskamë’ sesa sqarim për çështje të rëndësisë së veçantë që janë për qytetarin e Kosovës….Kjo është një temë e ndjeshme, prandaj është jashtëzakonisht e dëmshme që po fshihet me kaq paturpësi nga subjektet politike”, thekson ai.

Në anën tjetër, politologu Milazim Koci, thekson se partitë politike s’po e përmendin dialogun në fushatë për shkak se ajo është një temë jo popullore dhe që nuk sjell vota.

Sipas tij, dialogu dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura në këtë proces është një obligim me të cilin do të ballafaqohet secila qeveri në ditët e para të punës.

“Heshtin se është temë jo popullore dhe temë e cila nuk sjell vota. Prandaj heshtet një çështje për të cilën ata e dinë shumë mirë se do të ballafaqohen që në ditët e para të qeverisë së re, pavarësisht se cila do të jetë ajo. Kjo nuk është korrekte dhe nuk është e ndershme, pasi është njëra nga temat qendrore nga e cila varet fati i Kosovës. Të heshtësh për këtë temë vitale për fatin e Kosovës mendoj se është e pandershme dhe hipokrizi e tyre”, deklaron ai.

Progresi në dialog vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme nga faktori ndërkombëtar.

Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun e ashtuquajtur teknik në vitin 2011, derisa me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë arritur 39 marrëveshje, ku disa prej tyre nuk kanë gjetur zbatim.

Së fundmi, nën qeverinë Kurti, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe aneksin e zbatimit të Ohrit në vitin 2023, mirëpo e njëjta ende nuk ka gjetur zbatim./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori