Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda është i kënaqur me infrastrukturën që ka vendi ynë, ndërsa ka paralajmëruar udhëtimi të shumta për të parë nga afër lojtarët.
Foda ka dhënë një intervistë për mediumin austriak “Kronen Zeitung”, gjermani ka folur për infrastrukturën që ka parë gjatë qëndrimit në Kosovë.
Ai ka paralajmëruar udhëtime të shumta në javët e ardhshme për të takuar lojtarët e Kosovës.
“Natyrisht, shikoj gjithashtu për lojtarët e ligës së Kosovës. Ka shumë talente interesante atje”, ka thënë Foda.
Sipas Fodas, ekipi përfaqësues është interesant, duke shtuar se është i interesuar ta njoh karakterin e ekipit.
“Duam të dalim në Ligën B në Ligën e Kombeve dhe të përfundojmë në pozitën e dytë në kualifikime për Kupën e Botës. Nuk do të jetë lehtë, por nuk është për asnjë vend, shihni Italinë. Tani duam të zhvillojmë dhe të përmirësojmë ekipin”, ka thënë Foda.
Ai ka thënë se kishte oferta nga Belgjika, Turqia, Irani dhe Egjipti, ndërsa pushimin nga futbolli për më shumë se një vit, ai e ka shfrytëzuar për të reflektuar, për të analizuar shumë dhe për të përmirësuar anglishten. /Telegrafi/