Milan Skriniar e ka njoftuar Interin se nuk do të nënshkruajë kontratën e re.
Qendërmbrojtësi sllovak do të largohet nga Neroazzurët pas gjashtë viteve të kaluara në ‘Giuzeppe Meazza’.
27-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me zikaltërtit dhe ka vendosur të largohet në verë si futbollist i lirë.
L’Equipe ka njoftuar se qendërmbrojtësi sllovak tanimë ka një marrëveshje personale me kampionin në fuqi të Francës, Paris Saint Germain.
Skriniar do t’i bashkohet kryeqytetasve francezë në qershor me kosto zero dhe do të nënshkruajë një kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2028.
Kësisoj Interi humbet një nga elementet e tyre më të rëndësishme, edhe pse kanë mundur ta shisnin verën e kaluar te PSG për 60 milionë euro.
Por premtimi i presidentit të parisienëve Al-Khelaifi ndaj drejtuesve zikaltër ishte i qartë se do t’ia marrë Skriniarin si transferim të lirë dhe ashtu po del.
Përpos sllovakut, nga Interi në fund të sezonit me parametra zero do të largohet edhe holandezi Stefan De Vrij. /Telegrafi/