LAJMI I FUNDIT:

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe me deklaratë të përbashkët mbi situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe me deklaratë të përbashkët mbi situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët mbi situatën në Lindjen e Mesme, duke i bërë thirrje Iranit dhe aleatëve të tij që të “përmbahen nga sulmet që do të përshkallëzojnë më tej tensionet rajonale dhe do të rrezikojnë mundësinë për të rënë dakord për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve”.

Bëhet e ditur se deklarata vjen pas tensioneve në rritje midis Izraelit, Iranit dhe Hezbollahut të Libanit të mbështetur nga Irani.

“Irani dhe aleatët e tij do të mbajnë përgjegjësi për veprimet që rrezikojnë mundësinë për paqe dhe stabilitet”, thuhet në deklaratë.


Të tre vendet mirëpritën gjithashtu “punën e palodhshme të partnerëve në Katar, Egjipt dhe SHBA, drejt një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve”, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ato miratuan deklaratën e përbashkët nga Sheikh Tamim bin Hamad al Thani i Katarit, presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi dhe presidenti amerikan, Joe Biden, duke bërë thirrje për vazhdimin e menjëhershëm të negociatave.

Ndryshe, sipas burimeve lokale, sulmi i mundshëm iranian mund të ndodhë përpara se bisedimet për armëpushim në Gazë të rifillojnë, duke rrezikuar potencialisht çdo përparim të bërë në një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit.

Komuniteti i inteligjencës izraelite beson se Hezbollahu i Libanit ka të ngjarë të sulmojë i pari, por do të pasohet nga një sulm i drejtpërdrejtë nga Irani.

Burimet thonë se sulmet mund të përfshijnë lëshimin e raketave dhe dronëve në caqet ushtarake, si dhe në afërsi që qendrave me popullsi civile.

SHBA-ja ka urdhëruar vendosjen e një nëndetëse me raketa të drejtuara nga Lindja e Mesme, duke sinjalizuar synimin e saj për të mbrojtur Izraelin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori