Megan Fox “po thuajse” kishte qarë, kur një copë ushqimi nga goja e aktorit, kishte kaluar në gojën e saj gjatë puthjes.

“Oh, Zot! Puthja para kamerave është vulgare. Është diçka shumë intime për t’u bërë. Të prekësh gojën? Duhet të shijosh edhe personalitetin e dikujt, jo vetëm pamjen, para se ta puthësh atë”, ka thënë Fox.

“Djaloshi të cilin duhej ta puthja, sapo kishte ngrënë. Dhe ai ma lëshoi një pjesë të asaj që kishte në gojë. Betohem në Zot. Jo me qëllim. Sikur të kishte mbetur në dhëmbët e tij, ose diçka e tillë. Dhe ishte vërtet e kripur. Po thuajse qava”, ka shtuar aktorja 23-vjeçare.