LAJMI I FUNDIT:

Ford do të shuajë markën Fiesta pas 46 vjetësh

Ford do të shuajë markën Fiesta pas 46 vjetësh

Ford do të heqë dorë nga Fiesta – makina më e njohur në Britani.

Kompania nuk ka plane për një version elektrik të ‘superminit’ prej rreth 21 mijë eurosh, ka mësuar The Sun, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë se makina ka gjasa të tërhiqet nga shitja brenda një viti.


Ford ka shitur 4.8 milionë Fiesta në 46 vjet dhe ka qenë për 12 vjet radhazi modeli më i shitur numër 1 nga viti 2009 deri në vitin 2020.

Vetura tjetër më e popullarizuar ishte Ford Cortina, me 4.3 milionë shitje nga viti 1962 deri në vitin 1982.

Ford mund të krijojë një Fiesta përfundimtare me benzinë përpara ndalimit të vitit 2030 për makinat e reja me benzinë dhe naftë.

Por kostoja, tkurrja e shitjeve për shkak të rritjes së SUV-ve të reja dhe asaj që burimet e quajnë “rivendosje e ADN-së së portofolit të Ford” do të thotë se nuk do të ndodhë.

Në vend të kësaj, shefat po fokusohen në një të ardhme tërësisht elektrike dhe kanë premtuar katër makina krejtësisht të reja, me bateri dhe pesë furgona deri në vitin 2024.

Ata do të jenë një Mustang mach-e, një Puma EV dhe dy crossover të madhësisë së mesme, por asgjë në formë Fiesta.

Transit tashmë ka një version elektrik dhe së shpejti vjen një E-Transit Custom më e vogël. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Auto
Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Auto
Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Auto
Kalo në kategori