Site icon Telegrafi

Floyd Mayweather vendosi një bast prej 50 mijë dollarësh për humbjen e McGregor ndaj Poirier dhe e fitoi atë

Legjenda amerikane e boksit, Floyd Mayweather vendosi një bast prej 50 mijë dollarësh në humbjen e Conor McGregor ndaj Dustin Poirier në UFC 264 dhe ai bëri një fitim masiv pas meçit.

McGregor humbi ndeshjen e trilogjisë ndaj Poirier të shtunën pas mesnate pasi theu kyçin e këmbës në fund të raundit të parë.

Gjyqtari dhe mjekët vendosen ta ndërpresin ndeshjen dhe fitoren t’ia japin Poirierit me vendim si nokaut teknik.

Lexo po ashtu Momenti i frikshëm kur McGregor theu kyçin e këmbës në përballjen ndaj Poirier

Mayweather, një rival i McGregorit, doli në mediat sociale për të falënderuar Poirier ndërsa tregonte një imazh të fletës së tij të basteve.

Legjenda amerikani e boksit kishte vendosur një bast me hiç më pak se 50 mijë dollarë.

Lexo po ashtu “Nuk ka mbaruar”, McGregor tmerrohet nga humbja e meçit teksa shanë Poirierin

“Dustin Poirier, Faleminderit që më pagove!”, kishte shkruar Mayweather në postimin e tij kur shihej edhe basti që tregonte fitimin prej 85,714.30 dollarësh.

“Të kam kampion!”, ishte përgjigja e menjëhershme e Poirierit për Mayweather. /Telegrafi/

Exit mobile version