Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Florent Hasani ka shënuar golin e parë te skuadra e Diosgyor VTK në kampionatin hungarez, OTP Bank Liga.
Florent Hasani është njëri nga talentet më të mëdhenj që nga nxjerr futbolli i Kosovës që nga paslufta.
20-vjeçari nga Vushtrria ishte një sensacion sezonin e kaluar me Trepçën ’89, të cilëve iu ndihmoi shumë të fitojnë titullin e parë kampion në histori të klubit.
Golat e tij të shumtë dhe talenti i tij u shpaguan pasi Hasani u zgjodh lojtari i vitit në Kosovës për vitin 2017 dhe në janar të këtij viti u transferua në Hungari te Diosgyor VTK.
Por, nuk ka vonuar shumë dhe ylli i Përfaqësueses ka filluar të lë shenj te skuadra e re, pasi i ka ndihmuar ta fitojnë ndeshjen e së shtunës ndaj gjigantëve hungarez të Ferencvarosit.
Hasani shënoi gol të bukur në minutën e 59-të të ndeshjes duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij ndaj Ferencvarosit.
Kjo fitore e ngjet Diosgyor VTK në pozitën e pestë në tabelë duke e afruar në vetëm katër pikë larg pozitave që dërgojnë në Evropë.
Ndryshe, Ferencvaros është skuadra më e madhe në Hungari me plot 29 tituj të fituar në Ligë. /Telegrafi/