Këngëtarja Fjolla Morina është shumë aktive muajve të fundit me projekte të reja në muzikë.

Fillimisht ajo solli një duet me Endrit Mumajesin, ndërsa më pas një tjetër me Blake-in, me këtë të fundit konkurron edhe në “Kënga Magjike”.


Ajo shquhet për paraqitjet e saj atraktive dhe me stil, ndërsa tregohet mjaft e kujdesshme se çfarë të zgjedh, që të duket bukur para publikut.

Fjolla i kushton shumë rëndësi edhe trajtimeve estetike, duke praktikuar ato më të shtrenjtat siç është maska me materialin e arit të shkrirë.

IMG 5178

Në disa imazhe të publikuara në InstaStory, Fjolla shfaqet në qendrën estetike, ndërsa ka të mbuluar me maskë ari fytyrën e saj, e cila njihet si “Kleopatra”.

Këto trajtime ajo i praktikon për një lëkurë më të pastër, ndërsa shkëlqimi i arit i dha asaj një pamje mjaft të ngjashme me atë të Kleopatrës, e cila ka qenë shumë ekstravagante. /Telegrafi/

IMG 5179