LAJMI I FUNDIT:

Fjalosje e kacafytje në Kuvendin e Serbisë

Fjalosje e kacafytje në Kuvendin e Serbisë

Nuk ka fund seanca e Kuvendit të Serbisë ku diskutohet shkarkimi i ministres së policisë, Bratislav Gashiq.

Ajo që ndodhi atje do të hyjë në analet e parlamentarizmit serb, raporton nova.rs.

Performanca e ministrit për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale, Aleksandar Martinoviq, në të cilën ai kishte në shënjestër deputetët e opozitës që nuk kanë fëmijë, ishte diçka e paprecedentë.


Madje, në një moment situata aq shumë u tensionua sa që për pak sa nuk kishte edhe kacafytje mes deputetëve.

Deputeti Dragan Markoviq, i njohur si Palma, tentoi t’ia merr telefonin njërit prej deputetëve që po xhironte gjithçka në kohë reale.

Ndryshe, parlamenti serb pritet që gjatë ditës së sotme të votojë për shkarkimin e ministrit pas dy tragjedive ku mbetën të vdekur rreth njëzet persona. /Telegrafi/