Futbollisti maroken Sofyan Amrabat nuk është paraqitur sot në stërvitjen e Fiorentinës, pasi ky klub ka refuzuar ofertën e Barcelonës për mesfushorin.
Dje, Barcelona dërgoi një ofertë prej tre milionë eurosh për një huazim deri në fund të sezonit, me mundësinë e blerjes së kontratës së marokenit për 37 milionë euro, që do të sillte përfundimisht një dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh.
Sidoqoftë, Fiorentina nuk e pranoi ofertën dhe Amrabat, refuzoi të dilte në stërvitje dhe kështu iu dërgoi mesazh të qartë drejtuesve se çfarë mendon për refuzimin e ofertës nga ana e tyre.
Sofyan Amrabat didn’t show up for Fiorentina training today, now forcing possible Deadline move after Barça proposal rejected 🚨🇲🇦 #DeadlineDay
Barça offered €3m loan fee, €37m buy option — Fiorentina, not accepting these conditions. pic.twitter.com/An8EQRsnMB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 31, 2023
Amrabat luajti një Botëror fantastik në Katar dhe ishte lojtari më i mirë i përzgjedhjes marokene, e cila bëri një sukses historik dhe arriti në gjysmëfinale të përzgjedhjeve më të mira botërore.
Por në fund ata nuk arritën të fitojnë një medalje dhe pasi humbën nga Franca në gjysmëfinale humbën përballë Kroacisë për vendin e tretë.
Barcelona can’t include obligation to buy clause into Sofyan Amrabat deal with Fiorentina due to Financial Fair Play. ⛔️🔵🔴 #DeadlineDay
Fiorentina are not accepting loan with buy option not mandatory.
Barça are looking for an opportunity, can’t do any €30/40m deal. pic.twitter.com/90KB4SYbua
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 31, 2023
Edhe atëherë, ishte e qartë se Amrabat do të ishte i kërkuar në pothuajse të gjitha klubet kryesore evropiane dhe oferta e Barcelonës është vetëm një tregues se paraqitjet e tij fantastike nuk kaluan pa u vënë re dhe se çmimi i tij është rritur në mënyrë drastike. /Telegrafi/