UEFA është pothuajse e sigurt që do të largojë finalen e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni nga Shën Petersburg në mes të krizës Ukrainë-Rusi.
Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/2022 është caktuar të mbahet në Saint Petersburg, mirëpo kriza Rusi-Ukrainë mund të shkaktojë ndërrimin e lokacionit.
Rusia ka dërguar trupa në dy rajone të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore dhe ekziston frika se është planifikuar një pushtim.
Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Gjermania e Franca, kanë vendosur sanksione kundër Rusisë në përgjigje të këtij veprimi.
The upper house of Russia's parliament approved the use of the Russian Armed Forces outside the country on Tuesday evening.
Read more: https://t.co/4O9McUnmdA
VC: TASS pic.twitter.com/tVQ2tKoY5x
— The Jerusalem Post (@Jerusalem_Post) February 22, 2022
UEFA është “duke monitoruar nga afër situatën” dhe “çdo vendim do të merret në kohën e duhur nëse është e nevojshme”. Në sfondin e tensioneve, ka shumë pak gjasa që finalja të zhvillohet në Rusi.
Organi qeverisës i futbollit evropian po e vlerëson situatën para se të marrë një vendim, por pritet të kërkojë një lokacion të ri për të tretin vit radhazi. Dy finalet e fundit të Ligës së Kampionëve u luajtën në Portugali për shkak të çështjeve të lidhura me COVID-19.
BBC Sport ka mësuar se ndeshja do të luhet në të njëjtën datë – 28 maj, e shtunë të shtunën – gjë që përjashton Wembleyn si opsion, pasi janë të caktuar ndeshje të tjera në atë fundjavë.
UEFA ka shtyrë tashmë ndeshjen e 1/8 së Ligës së të Rinjve ndërmjet Dynamo Kyiv dhe Sporting Lisbon, e cila ishte planifikuar të luhej në kryeqytetin e Ukrainës më 2 mars.
Edhe disa ndeshje tjera të garave të UEFA-s mund të kenë nevojë të zhvendosen. Nuk ka mbetur asnjë ekip nga Ukraina në asnjë kompeticion evropian këtë sezon, por klubi rus Zenit St Petersburg është ende në Ligën e Evropës dhe do ta luajë ndeshjen kthyese ndaj Real Betis në Spanjë të enjten.
Në nivel të përfaqësueseve, Rusia është planifikuar të presë Poloninë në barazh për Kampionatin Botëror më 24 mars dhe nëse fiton, do të përballet me Suedinë ose Republikën Çeke më 29 mars.
Ukraina është gjithashtu në barazh për Kampionatin Botëror dhe e viziton Skocinë e më pas (në rast triumfi) Uellsin ose Austrinë në përpjekjen e tyre për t’u kualifikuar për në turneun e Katarit. /Telegrafi/