LAJMI I FUNDIT:

Fillon nënshkrimi i peticionit për Specialen

Fillon nënshkrimi i peticionit për Specialen

Ka filluar nënshkrimi i peticionit përmes së cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës.

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar më herët se Gjykata Speciale është e njëanshme, ndërsa theksoi se duhet të merret me të gjithë ata që kanë kryer krime lufte, duke i përfshirë edhe serbët.

Sipas Gucatit, me 10 mijë nënshkrimet e mbledhura do të arrijnë të rikthejnë për shqyrtim këtë çështje në Kuvend.


Nënshkrimi i peticionit ka filluar nga ora 11.00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.